NASA zbulon një mantel mbrojtës që qarkon Tokën, krijuar nga komunikimet radio të njerëzve

Postuar në 22 Maj, 2017 14:05

Sondat e lëshuara në haapësirë nga agjencia amerikane, NASA, kanë konstatuar diçka me të vërtetë të rëndësishme që lidhet me aktivitetin e njeriut në Tokë. Një pengesë artificiale që qarkon planetin, krijuar pikërisht nga aktiviteti njerëzor, e cila është e paqëndrueshme, e cila është pasojë e komunikimeve në frekuencë shumë të ulët radio që ndërveprojnë me grimcat në hapësirë. Kjo pengesë, apo mantel rezulton të japë mbrojtje për planetin ndaj radiacionit kozmik. Sipas shkencëtarëve ky zbulim ndihmon në shfrytëzimin e mirë të veprimtarisë njerëzore në mbrojtjen e Tokës nga stuhitë kozmike, siç janë ato diellore e të cilat mund të provokojnë pasoja katastrofike në tokë.
NASA e zbuloi këtë mantel përmes sondave Van Allen, që janë të projektuara për studimin e elektroneve dhe joneve në mjedisin hapësinor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.