Pas marrëveshjes që parashikon edhe reformë kushtetuese, Rama: PD, kërcënim për vendin

Postuar në 20 Maj, 2017 14:07

Kryeministri Rama ka nisur një tur bashkëbisedimi në rrethe pas marrëveshjes që mundësoi futjen e PD-së në zgjedhje. Zyra për shtyp e Partisë Socialiste është kujdesur të regjistrojë impresionet e bazës socialiste për këtë marrëveshje, duke i përcjellë publikut një rast domethënës nga Korça.

Rama - Socialisti by trelosjermatis

Gjithsesi pamvarësisht marrëveshjes, nga pikëpamja elektorale kryeministri e quan PD një kërcënim për të ardhmen e vendit. “Do shkojmë në zgjedhje me programin tonë, me skuadrën tonë dhe do kemi përballë PD që pavarësisht se hyri në zgjedhje mbetet kërcënim shumë i madh për këtë vend për shkak të mungesës së skuadrës, vizionit dhe aftësisë për të bërë shtet. Nëse ata që dolën nga çadra rifuten në zyra, bëhet çadër gjithë shteti prapë nga e para. Edhe çadër që na zë brenda të gjithëve, siç na zuri në 1997 dhe në 2013, me më pak zhurmë por me gjithë ato borxhe”-theksoi Rama.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.