Europa po merr veten financiarisht

Postuar në 20 Maj, 2017 10:35

"Kriza e eurozonës është tejkaluar, rimëkëmbja ekonomike po bëhet gjithnjë e më fortë në sektorë të ndryshëm produktive dhe në vende të ndryshme," tha presidenti Bankës Qendrore Evropiane,  Mario Draghi në një ceremoni në tel Aviv. "Kërkesa e brendshme e  mbështetur nga politika monetare të BQE-së, dhe është motori kryesor i rimëkëmbjes. Ne vlerësojmë se  në nivel ndërkombëtar, sektori financiar është tani më elastik" dhe perspektiva ekonomike ndërkombëtare po shkon drejt përmirësimit."- shtoi Draghi.

Ndërsa Daniel Nui shefja e Mekanizmit Mbikëqyrës (SSM) të Bankës Qendrore Evropiane u shfaq e sigurt për krijimin e një sistemi të unifikuar të depozitave në Eurozonë.Në një intervistë për gazetën finlandeze Talouselama ajo thotë se kjo skemë do të jetë shumë e dobishme për stabilitetin financiar të Eurozonës. “Është e kuptueshme se krijimi i solidaritetit merr kohë, por një union bankar kërkon angazhime nga të gjitha palët. Një sistem i unifikuar i garantimit të depozitave do të zvogëlojë rreziqet në Eurozonë. "

Sipas saj në të gjitha vendet e Eurozonës ka tre kategori të bankave: Bankat që janë bërë shumë mirë, bankat që nuk po shkojnë mirë dhe të tjera që duhet të ndryshojnë për t’u përmirësuar.  “Kemi parë shembuj kohët e fundit të bankave që shitën kreditë me probleme dhe kërkuan fonde shtesë nga tregjet” "

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.