Marrëveshje dypalëshe (Video)

Postuar në 18 Maj, 2017 09:08

Politika vërtetoi edhe njëherë raportin e paqëndrueshëm me seriozitetin që i jep vetes sidomos në periudha krizash. Referuar retorikës së artikuluar 3 muajt e fundit, "kryetari i Republikës së Re" dhe ai i "Republikës së Vjetër" shtrënguan duart duke u gdhirë 18 Maji me lajmin për arritjen e një marrëveshje që sipas tyre e çon vendin në zgjedhje të lira e të ndershme.

Pavarësisht bllofit që mund të jetë luajtur në tërësi me krizën zhvillimi duket pozitiv në funksion të çtensionimit të situatës dhe futjes në normalitet të jetës politike. Të dy personzhet bënë lëshime të mëdha në raport me pretendimet: Basha u tërhoq nga kërkesa për qeveri teknike që në thelb ishte kauza e çadrës së ngritur në bulevard, ndërsa kryeministri nga 18 Qershori të cilin e kishte shpallur të panegociueshëm.

Gjithë takimi zgjatimi më shumë se 3 orë në kryesinë e Kuvendit dhe në fund nuk u dhanë detaje, por ajo që mësohet është dakordësia për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ku si opsion më i mundshëm është 9 korriku. Determinant në kthesën e krizës ishte faktori amerikan dhe specifikisht zv/ndihmës sekretari amerikan Hojt Brajan Ji, cili vizitoi Tiranën të hënën. Shumë shpejt ai pritet të marrë detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Greqi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.