Update/Asnjë marrëveshje, tani është Rama që nuk tërhiqet

Postuar në 16 Maj, 2017 20:31

Vizita e zv/ndihmës sekretarit amerikan Hojt Brajian Ji prodhoi një zhvillim të ri në terrenin politik, ku efekti më i dukshëm është ndalimi i deklaratave nga të dy palët dhe rihapja e negociatave për gjetjen e një zgjidhje mbi kërkesat e Partisë Demokratike. Ji raportohet se është larguar nga Tirana dhe negociatat po i ndjek ambasadori amerikan Donald Lu. Zyrtarisht nga palët nuk është komunikuar asnjë qëndrim, por ajo që mësohet është se nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Opozita i dorëzoi të dërguarit amerikan propozimet e saj rreth mesditës, bazuar në paketën Mek Alister, ndërsa u njoh rreth orës 19 të mbremjes me përgjigjen e kryeministrit Rama.Qëndrimet e kreut të qeverisë, Lulzim Basha ua bëri të ditura aleatëve në një takim në orët e mbrëmjes në selinë e Partisë Demokratike.  Jo zyrtarisht mesohet se Partia Demokratike ka pranuar të shkojë në zgjedhje me kryeministwr Edi Ramwn, por duke patur 4 ministri dhe propozimin shtesë të bërë nga kreu i qeverisë për postin e zv/kryeministrit.

Po ashtu opozita mësohet se ka pranuar të votojë pa asnjë kusht komisionet e Vetingut, ndërsa ka kërkuar shtyrje të datës së zgjedhjeve në periudhën shtator-tetor  për të patur kohën e nevojshme të krijimit të garancive për procesin elektoral. Në propozimet e Partisë Demokratike përfshihet edhe identifikimi biometrik i zgjedhësve, kërkesë që nuk kundërshtohet nga mazhoranca.

Lidhur me negociatat nga qeveria nuk ka patur një komunikim zyrtar por ajo që mësohet është se në këmbim të paketës Mekalister kryeministri ka propozuar dy ministra pa portofol për opozitën ndërsa e quan të panegociueshme datën e zgjedhjeve dhe çështjen e Vetingut. Pranimi i opozitës për të votuar pa asnjë kusht Vetingun kanë lënë të hapur për diskutim dy çështje që mban peng konsensusin, datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet në qeveri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.