Shahu i kryeministrit: Kushtetuta alibi, Gjin Gjoni shpresë

Postuar në 17 Maj, 2017 13:09

Pas heshtjes më shumë se një ditore Partia Demokratike ka zbardhur gjithë përmbajtjen e takimit me zv/ndihmës sekretarin amerikan Hoyt Yee dhe negociatat për krizën duke konfirmuar tërheqjen nga shumë prej kërkesave të saj. Në njoftim thuhet se diplomati amerikan i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, të cilit opozita i tha “po”.  Ky propozim i integruar  sipas PD-së përfshinte (me shkrim) propozimin McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj 2017.

Sipas komunikatës së PD “mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzoi propozimin e integruar McAllister Plus,  të prezantuar nga z. Hoyt Yee”. “Pasi  opozita ka thënë qartësisht "PO" ndaj propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm”- thuhet në deklaratën e PD-së.

Por kryeministri nuk ka dhënë ende një qëndrim zyrtar, përveç burimeve informale që thonë se kreu i qeverisë nuk e negocion 18 Qershorin dhe Kushtetutën, ndonëse këtë të fundit e operoi bashkë me Sali Berishën në 2008.  Megjithatë të tjera burime konfirmojnë se kryeministri është duke pritur vendimin e Kolegjit Zgjedhor që me shumë gjasë mund  të rrëzojë si antiligjor vendimin e KQZ-së për regjistrimin e listave të kandidatëve jashtë afateve zgjedhore. Nëse Kolegji me relator Gjin Gjonin vendos të rrëzojë çregjistrimin e kandidatëve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ndoshta është një vendim që përputhet me pritshmëritë e kryeministrit për të pranuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve pa shkelur kushtetutën siç pretendon ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.