10 vendet me shpenzimet më të larta ushtarake në botë

Postuar në 17 Maj, 2017 09:27

Instituti Ndërkombëtar për Paqen  ka renditur 10 vendet me shpenzimet më të mëdha ushtarake në mbarë botën për vitin 2016. Lista kryesohet nga Shtetet e Bashkuara që në vitin 2016 shpenzuan 611 miliardë USD. Më pas vjen Kina me 215 miliardë dollarë dhe Rusia me 69.2 miliardë dollarë.

Në dhjetë vendet e para renditen edhe  Arabia Saudite  me 63.7 mld dollarë, India me 55.9 mld dollarë, Franca 55.7 mld dollarë,  Britania  me 48.3 mld dollarë, Japonia  me 46 1 mld dollarë, Gjermania me 41.1 mld dollarë dhe Korea e Jugut  me 36.8 mld dollarë. Të gjitha këto vende së bashku mbulojnë 73.7% të totalit të shpenzimeve ushtarake në botë.

Vlen të përmendet se ndarja e kuotave nuk është e bazuar në shpenzimet për GDP e një vendi, por në shumën totale të shpenzuar për programet e armatimit.

http://valdaiclub.com/multimedia/infographics/world-military-expenditure/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.