Vendime për të justifikuar paratë e konçesionit të Check up-it

Postuar në 15 Maj, 2017 16:09

Pas vendimit të disa muajve më parë për të shtuar numrin e personave që kryejnë kontrollin mjekësor bazë të njohur si Chek-upi falas, duke zgjeruar fashën  e moshës nga 40-65 vjeç në 35-70 vjeç, qeveria ka shtuar edhe një tjetër kriter. Kështu familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe që kanë anëtarë të moshës nga 35 deri në 70 vjeç nuk do të mund ta marrin atë nëse nuk do të paraqesin vërtetimin e kryerjes se kontrollit mjekësor bazë.Ky kriter është përcaktuar në një udhëzim të Ministrisë së Mirëqënies Sociale, Olta Xhacka, që  mban datën 8 maj 2017.

Ne piken 19\1 udhezimi percakton se “personat e grup-moshës 35-70 vjeç të cilët janë anëtarë  të familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike duhet të kryejnë kontrollin mjekësor bazë në një nga ditët e muajit të lindjes” Ne po në të njëjtin vendim thuhet se “ personi  i njoftuar duhet të kryerje kontrollin  mjekësor bazë dhe të dorëzoje pranë administratorit shoqëror vërtetimin e lëshuar nga  qendra shëndetësore që ka kryer kontrollin bazë”.

Në fillim të vitit 2016 ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj sqaroi para komisionit parlamentar të Shëndetësisë se Check up-in e kishin kryer 240 mijë persona, ndërkohë që kompania koncesionare “Maketing & Distribution” kishte përfituar para për 100 mijë persona më shumë, pasi kështu ishte e përcaktuar në kontratën e konçesionit 10 vjeçar. Sipas disa burimeve, njësitë administrative janë vënë në dijeni të këtij udhëzimi i cili pritet të mbërrijë zyrtarisht brenda kësaj jave, ndërsa zbatimi i tij do të nis ënë shtator. Zyrtarë të pushtetit vendor sqaruan se udhëzimi i ministres Xhaçka e bën detyrues kryerjen e Check up-it.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.