“The Associated Press” pranon marrëveshjen për shkëmbim fotosh me nazistët

Postuar në 11 Maj, 2017 09:33

“The Associated Press” ka publikuar së fundmi një raport mbi mbulimin që përfaqësuesit e saj i kanë bërë zhvillimeve në Gjermaninë naziste në vitete 1933 – 1945. Raporti është i shfrytëzueshëm online dhe ai është shkruar bazuar mbi arkiva të AP-së, dëshmi të kohës, por edhe fonde arkivore të ushtrisë amerikane. “AP dhe Gjermania Naziste(1933-1945). Informimi mbi Tiraninë”, titullohet  punimi i cili ka marrë shtysë nga kritikat e historianes  Harriet Scharnberg. Kjo e fundit konkludonte në një punim të vetin se AP lejoi që fotot e realizuara prej saj të përdoreshin për qëllime propagandistike nga nazistët. Po kështu ajo identifikoi se fotografë të ndryshëm gjermanë që punonin për agjencinë, ishin rekrutuar në shërbimet ushtarake naziste të propagandës.

Lidhur me këto kritika, agjencia vendoi të hulumtonte dhe të dilte me një fjalë të vetën. Përfundimi është raporti në fjalë, i cili njeh disa të vërteta në kritikën e historianes në fjalë.

Sipas raportit, në vija të përgjithshme "AP e ka përmbushur misionin e mbledhjes së lajmeve në Gjermani drejt dhe në mënyrë të pavarur". Por agjencia e cilëson jo shumë korrekte që nuk ka protestuar për përdorimin propagandistic të fotografive dhe duhet të refuzonte punësimin e fotografëve me lidhje, afëri apo që shfaqnin besnikëri ndaj partisë naziste. Agjencia hedh poshtë gjithsesi pretendimin se në një farë mënyre ajo ndihmoi nazistët. Në vitin 1939 AP u vlerësua me çmimin “Pulitzer” për mbulimin që i bëri Gjermanisë Naziste, militarizimit të saj, antisemitizmit etj.. si mbrojtje për punën e vet AP sjell në vëmendje faktin se në dhjetor të vitit 1941 zyra e saj në Berlin u mbyll dhe stafi amerikan i saj u arrestua për t’u internuar për pesë muaj. Shërbimi fotografik iu dorëzua Ministrisë së Jashtme gjermane. Për të zgjidhur situatën agjencia u detyrua të bënte marrëveshje me fotografin SS Helmut Laux, të cilit iu dorëzua shërbimi fotografik i saj. Fotogrfitë që përndryshe ishin të censuruara nga gjermanët, do t’i jepeshin AP-së në Portugli dhe Suedi, vende neutrale në këmbim të fotove të AP-së nga vende të ndryshme. Kjo quhet marrëveshje me nazistët në gjuhën e raportimit, ndonëse agjencia shton se mori lejen e qeverisë amerikane për këtë pakt. Po kështu fotot e bëra në botë dhe që dërgoheshin në Gjermani ishin subjekt i censurës amerikane sipas ligjeve të kohës, ndërkohë që edhe fotot e ardhura nga Gjermania censuroheshin nga aleatët. Gjermanët tjetërsuan vetëm një fotografi nga maateriali I dërguar nga AP, të tjerat u shfrytëzuan me diçiturat që u konvenonin gjermanëve.

Në prezantimin e raportit AP duket se pranon një defiçencë të pavarësisë në punën e saj në këto vite, kur shkruan se “mbulimi i Gjermanisë naziste, testoi kufijtë e gazetarisë së pavarur dhe duket se qartë se AP bëri zgjidhje të vështira”. Të vështira pasi sipas menaxherëve të AP-së raportimi nuk duhet të kishte të pavërteta, por ai duhet të ruante ekuilibrin mes dhënies së një panorame, por pa cenuar statusin e korrespondentëve përballë censurës. Diçka që siç u tha më sipër nuk ndodhi dhe që detyroi agjencinë të hyjë në marrëveshje.

Rasti në fjalë është domethënës për të kuptuar rolin e medias edhe sot, pasi një pjesë e mirë e njohurive kolektive për periudhën e luftës vjen pikërisht nga imazhet dhe përdorimi i tyre. Gjermanët e ngritën në nivel të lartë propagandën dhe siç mund të merret me mend nuk mund të ketë propagandë efektive pa censurë. Çfarë është befasuese gjithësesi është fakti se kërkimi në këtë  rast erdhi nga një kritikë e jashtme.

https://apnews.com/7fb06e5ff1d94ed5859b5eeaf4f16b45/AP-releases-in-depth...

https://www.ap.org/about/history/ap-in-germany-1933-1945/ap-in-germany-r...

Më poshtë disa foto: 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.