Rama flet për izolim të PD-së dhe afrim me BE-në pas zgjedhjeve

Postuar në 14 Maj, 2017 20:39

Kryeministri ka dalë në komunikimin e fundjavës ku i është referuar sërish situatës politike dhe nevojës për të bërë dallimin sipas tij mes dy palëve, qeverinë që do Europën dhe PD-në që e pengon hyrjen në të. Rama i mëshoi idesë se Partia Demokratike është e izoluar ndërkombëtarisht, duke iu referuar më së shumti letrës së komisionerit Hahn.

“Bllofi i PD me idenë e marrë se po nuk hyri PD në zgjedhje Shqipëria do kthehet mbrapa e do mbetet vetëm nuk ka funskionuar as brenda dhe as jashtë vendit jo e jo. Jashtë vendit PD i janë prerë të gjithë kontaktet serioze. Lidershipi i asaj partie ka humbur të gjithë miqtë dhe partnerët dinjitozë të Shqipërisë, përfshirë dhe miqtë seriozë të së djathtës europiane që nuk e kanë lënë PD kurrë në baltë. Askush nuk merret më me PD”,-tha Rama.

Megjithatë një palë zgjedhje pa opozitën nuk do ishin opsioni më i mirë dhe përtej retorikës së shantazhit, kryeministri ripërsëriti ofertën për t’i dhënë opozitës zv/kryeministrin dhe task-forcën e zgjedhjeve.

“PD i ka të gjitha shanset të mos kthehet nga rruga e vetëshkatërrimit të saj por s’ka asnjë shans të vetëm as të bllokojë zgjedhejt as vetingun as rrugën evropiane të Shqipërisë pas 18 qershorit. Me shumë keqardhje them se fija e shpresës që PD të kthehet në rrugën e arsyes, të zhbllokojë vettingun, të votojë bashkë me ne reformën zgjedhore, të përcaktojë një zëvendës/kryeministër dhe tre zëvëndës/ministra në pika kyçe dhe kompetenca të plota, është një fije shprese e padukshme”-theksoi Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.