Këta mund të kapërdijnë çdo gjë (Video)

Postuar në 13 Maj, 2017 18:13

Zgjedhja e Ilir Metës president tregoi se socialistët si rracë politike mund të kapërdijnë çdo gjë. Janë të aftë të marrin formën e enës së kryetarit të radhës për të mbajtur statusin e socialistit dhe karrigen e privilegjeve që vijnë nga pas.

Nëse ka një princip që i karakterizon është konformizmi për për të mbetur gjallë në këtë aspiratë interesash që ushqen militimi në këtë parti. Edhe shfaqja e Shpëtim Gjikës në krah të Edi Ramës në mitingun e kësaj partie në Selenicë provon sërish këtë tipologji që del nga një shkollë politike që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ish-kreu i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika u vu dy herë nën akuzë për shpërdorim detyre gjatë qeverisë Rama. Vetë kryetari i partisë dhe më pas në rrjesht të tjerët u distancuan nga ish-kryebashkiaku i Vlorës që tani po pranohet me duartrokitje sërish në gjirin e partisë.

Arsyeja nuk është se Gjika u pastrua dhe kaloi nga katharsisi meqë u hoq dhe Koçoja me të cilin kishte përplasje, por sepse atij iu propozua të ishte i pari në listë për Partinë Agrare Ambjentaliste të Agron Dukës.

Llogaritë elektorale mesa duket prishnin punë në listën e Vlorës dhe kësisoj dyert e partisë u hapën sërish për Gjikën, i cili nuk i kurseu elozhet për kryetarin e Partisë në rastin e parë që iu dha mundësia të fliste nga një tribunë bashkë me të për Shqipërinë që duan të gjithë socialistët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.