Nuk u kthyem në 97', elektorati gri qëndroi në shtëpi

Postuar në 13 Maj, 2017 14:49

Partia Demokratike zhvilloi protestën e paralajmëruar me një tubim në Bulavrdin Dëshmorët e Kombit, ku u mblodhëm qytetarë të ardhur më së shumti nga rrethet e vendit. Nga pikëpamja e numrave pritej që protesta të ishte më e madhe se ajo e 18 Skurtit, por përmasat nuk e tejkaluan tubimin e kaluar. Protesta shënoi dy momente, e para nuk vërtetoi alibitë e pushtetit se PD kërkon të na kthejë në '97 përmes nje axhende dhune, kujtojmë ketu ate të 21 Janarit 2011. Dhe e dyta elektorati gri qëndroi sërish në shtëpi, duke u distancuar nga militantizmi politik dhe ndoshta i frustuar nga propaganda e dhunës. Gjithsesi opozita paralajmëroi një protestë të tretë, ndërsa Basha u kërkoi mbështetësve të tij të rezistojnë. 

"Pyetja ime është kjo, a jeni gati të qendrojmë të bashkuar e të bashkohemi përsëri këtu në këtë shesh deri sa republika e re të jetë realiteti institucional, kushtetues dhe qytetar me zgjedhjet e lira dhe të ndershme që po vijnë? 
A jeni gati ta vazhdojmë këtë betejë? Ju kërkoj vetëm qëndresë dhe bashkim dhe zoti do ju bekojë dhe do na bekojë. Ne jemi gati për të tretën të vërtetën, Marshimin final. Atyre kundërshtarëve të paktë urojmë të hapë Zoti sytë dhe veshët. Ti thërrasin mendjes dhe ti hapin rrugë mes dialogut, e të zotohemi se kjo që themeluam këtu, pasuria jonë e përbashkët, vendimi juaj i madh, shpresa e cdo shqiptari, republika e re nuk do të ndalet, nuk thyhet, por do të marshojë me fitore totale"-
tha kreu i PD-së.

Basha tha prere se zgjedhje pa opoziten nuk ka e nuk do te kete, por do te kete zgjedhje te lira e te ndershme, me nje qeveri teknike qe u garantoje mbare shqiptareve voten e tyre te lire.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.