"Likes" dhe "Followers", uniforma e re e suksesit

Postuar në 13 Maj, 2017 12:34

Brigitte Polemis është një artiste multikulturore, e  cili ka lindur në Damask të Sirisë.  Vitet e para jetoi në atdheun e nënës së saj në Poloni, pastaj u zhvendos në shtëpinë e babait të saj në Liban dhe pas shpërthimit të luftës u zhvendos në Greqi.
Në  moshëm 17 vjeç u largua për të studiuar në Nju Jork, ku ajo zbuloi dashurinë e saj për pikturën. Në vitin 1992 u transferua në Londër për të eksploruar botën e Arteve të Bukura dhe në vitin 2004 u diplomua nga Shkolla e Artit në Chelsea. Dhjetë vitet e fundit është vendosur në Athinë, ku së fundmi ka hapur një ekspozitë të emërtuar "#iFollow". 
"#iFollow" është rruga ime për të thënë: "Stop, Mendoni, Ndjeni, Dashuroni dhe bashkëjetoni" thotë Brigitte Polemis, në një intervistë për Huffington Post.

Në pikturat tuaja njerëzit veshin të njëjtën kostum. Çfarë doni të thoni me këtë zgjedhjen tuaj?

Fjala angleze "suit" (kostum) vjen nga fjala latine "sequi", që do të thotë të "ndjek". Gjatë 300 viteve të fundit kostumi na paraqitet si një "uniformë" e "suksesshme". "Një sukses" që ne e ndjekim verbërisht, edhe pse nuk e kemi zgjedhur, po na është përcaktuar nga të tjerët. Ne kanë bërë të besojmë se nëse vishesh me kostum dhe nëse bëjmë atë që kjo veshje përfaqëson atëherë fitojmë prestigj dhe ngjitemi një klasë shoqërore më lart. Kostumi është sikur dikush të të thotë "Bëhu si ne dhe do të kesh sukses". Disi kështu arritëm që të dukemi të gjithë njësoj, pa identitet dhe liri të krijimtarisë tonë, duke kopjuar njëri-tjetrin. Jemi bërë të varur nga konsumi, përpiqemi të kapim  gjithnjë e më shumë para dhe pushtet, duke bërë që lakmia dhe kotësia të sundojë jetën tonë. Teknologjia e sotme dhe mediat sociale na kanë dhënë poste të kualifikuarë si vetmia dhe narcisizmi i izoluar, duke kërkuar konfirmimin përmes «likes» apo «folloëers» dhe "friend request" nga njerëz të cilët në fund të fundit nuk i njohim dhe nuk do t'i njohim ndonjëherë.

Me titullin «#iFollow» doni  t'i jepni mesazhin se sot shumica e njerëzve priren të kërkojnë sukses tek ndjekësit?

Unë besoj se mënyra se si jetojmë dhe punojnë na lë shumë pak kohë për të menduar dhe për të kuptuar nevojat tona reale. Në vend të kësaj, ne na shtyjë për të ndjekur më shumë dhe më shpejt në mënyrë që të mbajmë pozitën tonë si të pranueshëm nga të gjithë anëtarët. Jemi aq të angazhuar me këtë garë, sa nuk kemi kohë për të menduar atë që  duam dhe atë që nuk duam.

Duke pikturuar njerëz të veshur me të njëjtin kostum doni të thoni se njerëzit sot janë tufa ndjekësish?

Në një farë mënyre po, por nuk dua të keqinterpretohem. Unë jam duke u përpjekur të përcjell një mesazh, të përçoj një mendim për të vënë në pikëpyetje sistemin që kemi krijuar të përcaktuar nga lukset e shoqërinë e sotme, duke humbur shumë herë veten në të.


Cilat janë mesazhet që doni të jepni për të rinjtë përmes kësaj ekspozite?

Të mos ndjekin askënd tjetër, të jenë vetvetja  e tyre, t'i besojnë instinktit të tyre, të jenë sfiduese, të studiojnë, të rishikojnë çdo gjë. Të modelojnë vetë "kostumin" e tyre të përshtatur për masat dhe  lumturinë e tyre dhe askujt tjetër.

Si duhet të jetë përdorimi i mediave sociale për të qenë të frytshëm dhe konstruktiv, apo edhe krijues?

Mediat sociale të jenë të frytshme dhe konstruktive duhet të përdoren me masë. Ato duhet të plotësojnë komunikimin dhe jetën tonë, jo të përcaktojnë atë. Për fat të keq sot ne shohim një fenomen ku jeta është e përcaktuar nga "pëlqimet", duke harruar kontaktin reale dhe substancial.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.