Dimensioni shtetëror i protestës

Postuar në 13 Maj, 2017 21:52

Debati pas protestës së opozitës u përqëndrua mbi madhësinë e protestës, zhgënjimet dhe pritshmëritë. Nuk i mungoi këtu edhe komenti i kryeministrit dhe keqardhja ironike e tij se u ndje i trishtuar që e pa bulevardin gjysmë bosh. Pavarësisht interpretimeve PD bëri maksimumin e saj në një kohë të vështirë për të si opozitë, ku sforcot për të mobilizuar njerëz janë të mëdha dhe ku asnjë forcë tjetër opozitare në këtë moment nuk do të mund të arrinte të zhvillonte një tubim të tillë.

Shkaqet objektive apo subjektive është vetë Partia Demokratike që meriton t’i analizojë. Ajo që tërheq vëmendjen është se ison e kryeministrit për përmasën zhgënjyese të protestës e mban dhe policia, natyrisht me një falenderim për veten e saj. Në një njoftim të Ministrisë së Brendshme pas protestës nuk mungojnë elozhet për sakrificën e policisë, por ka edhe një paragraf me shifra të detajuara për njerëzit që erdhën të mbështesin PD-në në Tiranë.  

“Policia menaxhoi me shumë profesionalizëm dhe korrektesë të gjithë lëvizjen në akset rrugore dhe parkimin në Tiranë të rreth 60 autobusëve, 80 mikrobusëve/fugonave dhe rreth 700 autoveturave të ardhura për tubimin e organizuar nga PD dhe partitë e saj aleate nga të 12 qarqet e Shqipërisë, përfshirë këtu edhe nga njësitë administrative të Tiranës”-thuhet në deklaratë. Këto statistika ndoshta i ndihmojnë strukturave të shtetit të bëjnë një vlerësim për aftësinë e kapaciteteve të policisë në menaxhimin e situatave të trafikut, por jo për konklulzione politike që formësojnë parrulla për “Policinë që Duam”  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.