Basha injoron Hahn: Në protestë bashkë me fëmijët e mi!

Postuar në 12 Maj, 2017 00:22

Basha duket i vendosur t’i shkojë deri në fund rrugës së protestës dhe moshyrjes në zgjedhje me këtë kryeministër dhe këtë qeveri. Ai ka injoruar edhe qëndrimet e komisionerit të Zgjerimit Johannes Hahn sipas të cilit proceset demokratike nuk do të pengohen edhe në rast të mospjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje. Basha e dha përgjigjen nga ccadra duke konfirmuar një hendekun e madh që ka tashmë mes Brukselit dhe Partisë Demokratike.

“Rruga euriopaine e Shqipërisë nuk mund të kalojë dhe nuk do të kalojë nga bojkoti. Nuk mund të kalojë dhe nuk do të kalojë nga mospjesëmarrja. Por kurrsesi nuk mundet dhe nuk do të kalojë as mnga asgjësimi i garës së vërtetë. Nuk mundet e nuk do të kalojë nga rikthimi i monizmit 27 vite pasi e shporrëm me votë njëherë e mirë për të mos e kthyer më kurrë”-deklaroi Basha.

Për të garantuar se protesta e 13 Majit do jetë paqësore, Basha tha se në protestë do jetë bashkë me familjen. “Ndaj bashkohuni me mua, me familjen time, me fëmijët e mi do të jemi këtu. Ejani me zemrat e mbushura me besim tek e nesërmja që na pret. Unë e kam parë këtë të nesërme që po vjen, ju po e ndërtoni ditë për ditë të nesërmen e Shqipërisë së shqiptarëve. Bashkë do të shembim çdo pengesë” -theksoi kreu i PD-se.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.