Vetëm me këto marifete e majta mund të mbajë pushtetin

Postuar në 10 Maj, 2017 23:07

"Paradoksi i të majtës moderne europiane është se ndërsa shumë nga çështjet kryesore që përcaktojnë dialogun politik në botë - si rritja e pabarazisë ekonomike, pasiguria e vendeve të punës, paqëndrueshmëria e sistemit të pensioneve dhe kujdesit shëndetësor - janë shqetësime kryesisht të majta , partitë socialdemokrate nuk janë në gjendje t’i menaxhojnë këto sfida në mënyrë adekuate, qoftë në opozitë, qoftë në pushtet.  Ish-presidenti socialist i Francës, Fransua Hollande kësaj radhe nuk ishte kandidat për presidencën, pasi shifrat e popullaritet i kishte edhe më të ulëta se ato të Xheremi Korbin në Britani” thotë Saimon Tubo (Simon Toubeau), profesor në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Shkencave në Universitetin e Nottingham.

Cila pra është e ardhmja e të majtës në Europë pas fitores së "as të majtit, as të djathtit" Emanuel Makron në krye të Francës? Eksperti i politikës krahasuese dhe qeverisjes Saimon Tubo rendit pikat e mëposhtme:

  1. "Pika e fillimit për ringjalljen e së majtës duhet të jetë ritheksimi me forcë i rëndësisë së drejtësisë sociale në menaxhimin e çështjeve të tilla si papunësia afatgjatë, financimi i shëndetësisë dhe pensioneve, emigrimit dhe identitetit, të cilat shtyjnë votuesit në gjirin e partive të djathta."
  2. "Partitë e Majta duhet të propozojnë politika të reja dhe specifike për menaxhimin e çështjeve të lidhura me drejtësinë sociale dhe të pranojnë kompleksitetin dhe kufizimet që ekzistojnë në një botë të hapur, në vend që të premtojnë një kthim në “kohët e arta” të mbylljes në vetvete. Duke patur parasysh programet e Emmanuelle Makron dhe Matteo Renzit, është e qartë se duhet risjellë një liberalizim i tregut të ngurtë të punës, të shfrytëzohen mjetet shtetërore për eliminimin e formave më të këqija të privimit dhe të shpenzohen fonde publike për të mbështetur shërbimet e mirëqenies, shëndetit, edukimt dhe trajnimit.
  3. "Suksesi i së Majtës gjithashtu varet nga aftësia e partive për të mobilizuar brezin e ri të votuesve. Ndarja që ekziston brenda të majtës është kryesisht gjenealogjike dhe brezi i ri është një depozitë e rëndësishme votash, ku shumë anëtarë janë më të hapur ndaj politikave të reformave.
  4. "Duke pasur parasysh ndarjen e elektoratit të majtë dhe fragmentimin e politikës në përgjithësi, partitë e qendrës së majtë, ashtu si paraardhësit e tyre në fillim të shekullit të 20-të, duhet gjithashtu të pranojnë si aleatë parti me ideologji të ndryshme për t'u mundësuar atyre që të qeverisin. Në Britani, për shembull, e vetmja alternativë përballë qeverisë konservatore është një koalicion i Laburistëve me Liberal Demokratët dhe Partinë Kombëtare Skocezs. Në mënyrë të ngjashme, në Francë, Makron do të duhet të mbështetet te socialistët dhe republikanët për të zbatuar programin e tij. Dështimi në krijimin e aleancave mund të privojë partitë e së majtës nga pushteti, siç e kuptoi shumë vonë Pedro Sanchez, ish-lideri i Partisë Punëtore Socialiste spanjolle.
  5. "Partitë e Majta gjithashtu duhet të gjejnë mënyra për të zbatuar programet e tyre pjesërisht, për shembull duke testuar ndikimin e propozimeve të tyre dhe mbështetjen e votuesve në nivelet e e qeverisjes lokale dhe rajonale. Ata gjithashtu mund të zhvillojnë aleanca në Parlamentin Evropian, për të ndihmuar në rivendosjen e një harmonie relative në strukturën e pushtetit”

Perktheu: Respublica

Titulli është redaksional

http://www.tovima.gr/world/article/?aid=878724

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.