Shefi i FMN-së në Tiranë: Nuk e matim dot ndikimin e kanabisit në ekonomi

Postuar në 11 Maj, 2017 17:49

Shef i FMN në Tiranë, Jens Reinke deklaron se se Shqipëria vazhdon të jetë një vend me ekonomi të madhe informale, ku pjesën më të madhe e zënë aktivitetet e jashtligjshme përfshi edhe prodhimi i kanabisit. I pyetur nga Top-Channel sa është ndikuar rritja ekonomike nga aktivitetet e jashtëligjshme, veçanërisht prodhimi i kanabisit, shefi i FMN-së nuk jep konsiderata, por pranon se është në dijeni të fenomenit. 

“Ne nuk kemi numra por shumë vëzhgues bien dakord, që Shqipëria ka një ekonomi informale të madhe, e cila përbëhet nga disa aspekte. Një pjesë mund të jetë thjesht evazion tatimor, por sigurisht ashtu si në çdo vend tjetër ka edhe aktivitet të jashtëligjshëm dhe disa nga partnerët në komunitetin ndërkombëtar thonë se kjo është bërë më e theksuar. Unë nuk mund të them shumë për pjesën më të vërtetë të jashtëligjshme. Ne të gjithë i lexojme lajmet e gazetave rreth kanabisit, por ndoshta edhe aktiviteteve të tjera të jashtëligjshme, por ato nuk përfshihen në startistikat ekonomike dhe ne nuk mund t’i promovojme ato”- shtoi shefi i FMN-së

Në të njëjtën ditë me letrën e Komisionit Europian edhe FMN ka përcjellë një mesazh për shqiptarët ku flet për ndikimet në ekonomi nga bojkoti i zgjedhjeve të opozitës dhe protestën e 13 Majit. Ai thotë se “Bojkoti i opozitës, protesta publike dhe deklaratat që ata bëjnë sigurisht që e rrisin shkallën e pasigurisë politike”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.