Populizmi i Trump*

Postuar në 11 Maj, 2017 11:26
Paul Krugman/ New York Times

Donald Trump promovoi profilin e një lideri aspak të ngurtë dhe efektiv për të kaluar pragun e Shtëpisë së Bardhë. Teorikisht ai do të vepronte ndryshe nga paraardhësit e tij, duke qenë një negociator i aftë që mund të kapërcente kontrastet e zakonshme ideologjike. Logjikisht, mbështetësit e tij duhet të jenë zhgënjyer jo vetëm nga dështimi për të lidhur marrëveshje, por edhe nga fakti se ai nuk ka paraqitur asnjë propozim të ri. thjesht riprodhon idetë e avancuara nga e djathta për vite me rradhë.

Kjo ka ndodhur me hartimin e paketës së Donald Trump për Shëndetësinë, Trumpcare. Kjo detyrë iu caktua Paul Ryan, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres dhe ai hartoi një plan që pritej.  U hoq mbulimi mjekësor për miliona njerëz, u përkeqësuan përfitimet për të tjerët dhe fondet e mbetura federale do të orientohem për shkurtimin e taksave për të pasurit. Ky është populizëm. 

Diçka e ngjashme po ndodh me taksat. Donald Trump kishte premtuar se do të zbulonte propozimet e stafit të tim për reformën më të madhe të taksave që nga ditët e Ronald Reagan. Cilatdo të jenë detajet e politikës së taksave të Donald Trump, një gjë është e qartë: Trumptax do të jetë një ekskursion i madh në botën joreale të financave.
Si mund të jem i sigurt për këtë? Kohët e fundit, Steven Mnoutsin, Sekretari amerikan i Thesarit, kishte thënë se "plani i taksave të qeverisë Trump do të vetëushqehet nga zhvillimi" Ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë kjo.

Në periudhën e viteve '80 George Bush kishte nxitur versionin e tij të ofertës ekonomike, duke argumentuar se ulja e  tatimit të të pasurve do të çonte në një çudi ekonomike, ku të ardhurat e shtetit federal do rriteshin shumëfish. 
Ky u bë parimi kryesor i republikanëve që  është i vlefshëm deri më sot. Por gjëja e mahnitshme në lidhje me këtë doktrinë është se ajo është testuar përsëri dhe përsëri, dhe ka dështuar në mënyrë të përsëritur.

Në të vërtetë, ekonomia amerikane u ngrit me forcë nga kriza e 1979-1982. Ajo erdhi si rezultat i disa përjashtimeve nga taksat apo reduktimeve në normat e interesit të zbatuara nga Rezerva Federale? Bill Clinton ishte ai që provoi në fund të fundit se taksat më të larta te të pasurit, jo vetëm që nuk godasin ekonominë por i japin shtysë më të madhe zhvillimit. 
George Bush i riu i uli sërish taksat duke parashikuar se ekonomia do të zhvillohej më tej. Por ajo që ndodhi ishte ulja e  normave të rritjes ekonomike dhe shkaktimi i krizës më të madhe financiare që prej vitit '29. Barack Obama imponoi taksa të reja për të financuar Obamacare. Rezultati ishte se më shumë vende pune u  krijuan në sektorin privat, shumë më shumë se sa ishin krijuar në qeverinë e mëparshme Republikane. Për të qenë të drejtë, Trump nuk është një pasues i pastër e ideologjisë së djathtë ekonomike . Ndoshta do të kërkojë të identifikohet me një fitore politike - dhe kjo, ndoshta, do të jetë e lehtë për t''u arritur me një plan të reformës tatimore që mund të ketë disi sukses. 

Përktheu: Respublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.