Borxhi publik në 72.7%, entet shtetërore 230 mln euro detyrime vitin e kaluar

Postuar në 11 Maj, 2017 14:13

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një raport për zhvillimet rajonale, publikoi të dhënat për ecurinë e stokut të borxhit publik të Shqipërisë, të cilat nuk korrespondojnë me të dhënat zyrtare të qeverisë shqiptare.

FMN raportoi se borxhi publik i vendit tonë arriti në 72.7% të PBB-së në fund të vitit 2016, teksa për të njëjtën periudhë, qeveria shqiptare ka raportuar se stoku i detyrimeve është 71.01% e PBB-së. Diferenca në 1.6 pikë përqindje në raport me PBB në vlera neto i takon një shume prej më shumë se 160 milionë eurosh, raporton Monitor.

Burimet nga financat sqarojnë se institucionet financiare ndërkombëtare kanë përfshirë në stokun e detyrimeve të pushtetit lokal (rreth 9.6 miliardë lekë) shumë kjo që u zbulua gjatë një procesi auditi në njësitë e reja të pushtetit vendor.

Duket se qeveria shqiptare e ka raportuar treguesin e borxhit të vitit 2016 pa përfshirë këto detyrime, të cilat sipas planit të qeveris do të shlyhen nga buxhetet e bashkive gjatë dy viteve në vazhdim.

Në fund të vitit 2016, entet publike numërojnë 230 milionë euro detyrime, sipas statistikave zyrtare, nga të cilat 58 milionë euro nga vendimet e gjykatave të brendshme, 58 mln euro të tjera fatura të papaguara ndaj OSHEE-së, 20 milionë euro fatura të papaguara ndaj punimeve në rrugë, 65 milionë euro borxhe të bashkive, etj., dhe 24 milionë euro TVSH e parimbursuar ndaj bizneseve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.