Makron, çfarë ndryshon në politikën e jashtme të Francës

Postuar në 08 Maj, 2017 13:56

Presidenti i Republikës së Francës në bazë të kompetencave të dhëna me Kushtetutë, është, siç shpesh ka thënë francezët, një "monark i zgjedhur". Kjo është veçanërisht e dukshme në fushën e politikës së jashtme dhe atë të mbrojtjes.
Emmanuel Makron në bazë të premtimeve të fushatës dhe në veçanti në deklaratat pas zgjedhjeve duket i vendosur për ta marrë këtë rol që kujton Miteranin apo Gjeneralin De Gol.
Mënyra se si ai do të operojë në këto fusha është e rëndësishme duke pasur parasysh rolin e Francës në botë. Kujtojmë se Franca është:

1. Anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit
2. E treta në botë për numrin e mbushjeve bërthamore.
3. Ajo konkuron me Rusinë për vendin e dytë në aftësinë e projektimit si fuqi ushtarake dhe e dyta në hapësirë ​​...
4. Eshtë eksportuesi i dytë botëror i armëve dhe ka disa kompani të njohura në energjetikë, industrinë e rëndë dhe atë të teknologjisë.
5. Franca është udhëheq Organizatën e vendeve të Frankofonisë, duke bërë së bashku vendet nga Afrika (kryesisht) dhe Azia, me një popullsi prej mbi 500 milionë banorë.
6. Zotëron territore (banorët e të cilit kanë marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale) në Amerikën e Jugut (Guajana), Karaibe (Guadeloupe, Martinique) Oqeanin Indian (Reunion), Paqësor (Neë Caledonia), edhe më afër në Antarktik (Ishujt Kerguelen) .
7. Ajo ka kompetenca të rëndësishme në Afrikën sub-Sahariane dhe një bazë shumë të rëndësishme të "luftës kundër terrorit" në Afrikë (Xhibuti).
8. Siç është e njohur, ajo së bashku me Gjermaninë, janë forca lëvizëse e Bashkimit Europian, me një rol të veçantë civil.

Në të gjitha këto fusha, Makron do të ndjekë politikën e njohur apo tradicionale të Francës.  Pas fitores ai ka përmendur rëndësinë e balancës në arenën ndërkombëtare. 

Në veçanti Makron pritet:

1. Të kontribuojë në konsolidimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian, veçanërisht në sektorin politik dhe të mbrojtjes.
2. Të vazhdojë politikën e paraardhësit të tij mbi çështjen e Ukrainës dhe kundër Rusisë.
3. Të ruajë politikën e Francës për çështjen bërthamore të Iranit,
4. Të mbështesë Shtetet e Bashkuara në çështjen e Koresë së Veriut.
5. Të vazhdojë luftën  kundër terrorizmit, veçanërisht në Siri dhe Afrikë, ku Franca ka interesa.
6. Të mbetet në të njëjtin orientim me paraardhësit për vcështjet e NATO-s 
7. Të promovojë një qasje multilaterale ndaj çështjeve ndërkombëtare, veçanërisht për sa i përket tregtisë ndërkombëtare.
8. Të mbështesë marrëveshjet ndërkombëtare të bëra në Paris për klimën.

http://www.huffingtonpost.gr/ilias-kouskouvelis/post_14901_b_16483222.ht...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.