Homo Naledi ishte bashkëkohës me njeriun modern

Postuar në 09 Maj, 2017 12:10

Në shtator të vitit 2015, kërkuesit në Afrikën e Jugut njoftuan zbulimin e një lloji të ri brenda hominidëve, që u quajt Homo Naledi(http://www.respublica.al/2015/09/10/zbulim-i-madh-n%C3%AB-afrik%C3%ABn-e...). Zbulimi u cilësua shumë i rëndësishëm, nisur nga fakti se hominidi në fjalë përbënte një hallkë të re në skemën njerëzore që ka populluar planetin. I vogël, me gjoks si të majmunit, tru i vogël, por me tipare njerëzore – këto janë karkteristikat e Homo Naledit i cili në mënyrë kurioze kryente rite varrimi. Koleksioni I skeleteve të gjetur në një sistem shpellash në Afrikën e Jugut është ndër më të plotët, ndërkohë që këto ditë bëhet e ditur një e dhënë tjetër interesante. Homo Naledi ka jetuar të paktën deri 236 mijë vjet më parë kurse gjetjet e shpellave në fjalë I datojnë ata mes 335 mijë vjet më parë deri në 236 mijë vjet. Kjo do të thotë se Homo Naledi ka qenë bashkëkohës me Homo Sapiensin, njeriun e sotshëm, të cilit I jepet si moshë 200 mijë vjetëshi. Naledi datohet sipas gjasave si një fazë evolutive që zuri fill 2 milionë vjet më parë, çka sugjeron se veglat e gurit të gjetura në periudha të hershme nuk k apse të mendohen si vepër ekskluzive e Homo Sapiensit. Naledi shkon kështu bashkë me Neandertalin dhe Homo Florensiensis si specie bashkëkohëse të Homo Sapiensit.  

http://news.nationalgeographic.com/2017/05/homo-naledi-human-evolution-s...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.