"Gëzuar ditëlindjen!". Putin viziton ish-komandantin e tij të KGB-së

Postuar në 09 Maj, 2017 20:21

Presidenti rus, Vladimir Putin, së bashku me ish-kolegët e tjerë të KGB-së, vizituan ish-komandantin e  bazës së inteligjencës sovjetike në Dresden në vitin 1980 me rastin e 90-vjetorit të lindjes.

Telegraph raporton se Lazar Matvegief u bë 90 vjeç të hënën dhe u vizitua nga Putin dhe dy ish-agjentë të tjerë të Drezdenit  Sergei Tsemezof dhe Nikolai Tokaref, në shtëpinë e tij në Zoulempino, në periferinë lindore të Moskës.Në fotot e publikuara nga Kremlini shfaqen tre agjentët  duke ngritur dolli me shampanjë për shëndetin e Matvegief.

Putin i dhiroi ish-komandatit të tij një orë dhe një botim të «Pravda», të vitit 1927, që përkon dhe me lindjen e Matvegief.

Putin u bashkua me KGB në vitin 1975 dhe shërbeu në bazën e Dresdenit nga viti 1985 deri në vitin  1990. Ai doli në pension me gradën e nënkolonelit, kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.