Dy standardet e Europës: Gjermania u mohon turqve emigrantë të drejtën e votës

Postuar në 09 Maj, 2017 14:39

Austria dhe Gjermania kanë vendosur të mos lejojnë turqit që banojë në territorin e tyre që të marrin pjesë në një referendum hipotetik që mund të organizohet nga Ankaraja zyrtare për rikthimin e dënimit me vdekje. Dënimi me vdekje po synohe të vendoset në Turqi dhe kjo çështje është kthyer në mollë sherri mes Gjermanisë dhe Turqisë, dy vende që vitet e fundit thjesht shantazhojnë njëri-tjetrin. Mediat raportojnë sot se kancelarja gjëermane Angela Merkel është shprehur në një televizion gjerman, ËDR, se “Gjermania nuk do të autorizojë konsullatata dhe ambasadat që të shërbejnë si staciione elektorale për rikthimin e dënimit me vdekje”.

“Ne zakonisht nuk u përgjigjemi pyetjeve hipotetike pork jo pyetje është fatkeqësisht jo kaq hipotetike pasi po diskutohet në Turqi. Mendoj se ishte e rëndësishme të deklaronim se ne nuk mund të japim leje në territorin gjerman për një çështje si dënimi me vdekje që ne e refuzojmë absolutisht”, tha ajo. Merkel po kërkon të rizgjidhet dhe tema të tilla prekin ndjesitë e një elektorati si ai gjerman.

A është parimore kjo qasje? Sot agjencia e lajmeve gjermane “Deutsche Welle” shkruante për atë që njihet si dukuria e “kulturës dominante”, temë diskutimi në zgjedhje, sipas të cilës emigrantët që hyjnë në Gjermani duhet të pranojnë disa vlera kulturore të këtij vendi. Iniciator i dokumenti “Ne nuk jemi burka” është ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere, në të cilin theksohet se “…personat që jetojnë në Gjermani të respektojnë vlerat e këtij vendi dhe kulturën në këtë vend”.

Mirëpo mund të pyetet fare mirë: ku interferon me kulturën gjermane, e drejta e votës që turqit që banojnë në Gjermani kanë për çështje që rregullojnë marrëdhënie juridike në vendin e origjinës? E drejta e votës është universale dhe refuzimi që sot Gjermania po i bën kësja të drejte është një shkelje arbitrare, ndonëse kamuflohet pas një humanizmi të cilin nuk e ka kush monopol. Vota është e fshehtë dhe emigrantët turq me banim në Gjermani mundet të votojnë edhe kundër rikthimit të dënimit me vdekje që kërkohet nga Erdogan, pse jo ata mund të jenë përcaktues në këtë drejtim. Merkel vendos që kjo pyetje as duhet shtruar në këtë vend, duke i dhënë politikës së Jashtme të Gjermanisë atributet e një Vatikani të dytë.

Ironia është se nga njëra anë operohet me refuzimin e të drejtës së votës, nga ana tjetër është po Merkel që bën thirrje që Turqia të mos mbahet larg anëtarësimit në BE, pavarësisht tensioneve. Mirëpo anëtarësimi në BE kushtëzohet nga refoma legjislative, të cilat i vihen një vendi në mënyrë shablloniste, pa pyetur për historinë e tij, kulturën etj.. Nëse e drejta është universale, kultura nuk është e tillë. As ajo e kësaj Europe që po i mban orën e moralit të gjithë botës. Në Shqipëri jemi dëshmitarë sesi u miratua me shpejtësi legjislacioni për komunitetin gay, sesi vlerësimet e institucioneve të BE-së për ligjin e mbetjeve ishin si fabulat e Ezopit e sesi deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman nuk shikonin narkoRepublikën e Ballkanit. Qëndrimi me dy standarde është normë e Europës, gjermanizimi i të cilës do ta bëjë edhe më pak të pranueshme. Sadoqë sot Merkelin e presin dhe përcjellin me fanfare ngado. Erdogan mund të kritikohet për çdo gjë, por jo pse kërkon të mbajë referendum për diçka. Nëse Gjermania dhe BE-ja qenkan kaq të shqetësuara atëherë do të bënin mirë të shtonin presioni direkt mbi Ankaranë, ndaj së cilës dihet se nuk kanë shumë në dorë, pasi siç shihet nuk i pyet shumë.

http://www.reuters.com/article/us-turkey-politics-germany-idUSKBN18515H?...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.