Ndryshon gjithë policia, Çako nuk lëviz nga vendi

Postuar në 08 Maj, 2017 14:58

Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka firmosur të tjera ndryshime në strukturën e policisë, të cilat prekin nivelet e ulëta nga shefa krimesh deri në shefa komisariatesh. Vala ka përfshirë edhe Drejtoritë e Kufirit, dhe komisariatet e Tiranës dhe Durrësit.
Kështu Komisar Oltion Zeqo, Specialist ne Sektorin e Hetimit te Trafikut te Paligjshem, ne Drejtorine e Hetimit per Narkotiket dhe Trafiqet, ne Drejtorine e Pergjithshme per Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Renda, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Kufitare Aeroporti Rinas, ne Drejtorine Vendore Kufirit dhe Migracionit Tirane.
Ndërsa   K/Komisar Saimir Duro, Specialist ne Sektorin per Hetimin e Narkotikeve, ne Drejtorine per Hetimin e Narkotikeve dhe Trafiqet, ne Drejtorine e Pergjithshme per Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Renda, transferohet Shef i Komisariatit te Policise Durres, ne Drejtorine Vendore te Policise Durres.
Ky ristrukturimi vjen pak ditë pas lëvizjeve që ndodhën me drejtuesit e policisë në qarqe në kuadër të forcimit të luftës kundër trafiqeve të drogës. Zyrtarisht  nuk është dhënë ndonjë motivacion i gjithë kësaj rrëmuje në polici, e cila në fakt duhet të fillonte që nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili mbetet në krye të kombinimit që aplikohet me lëvizjet nga një qark më tjetrin apo nga një drejtori në tjetrën. 
Ky është fundi i një mandati 4 vjeçar të qeverisë PS-LSI që premtoi polici të pa implikuar me krimin dhe trafiqet dhe për më tepër të pa tradhëtuar nga brenda saj. Por këto ndryshime që ishin dhe pjesë negociatave që ndërkombëtarët parashtruan për zgjidhjen e krizës politike përmes paketës Mek Alister konfirmojnë pozitën tejet kompromentuese të policisë më raport me luftën kundër kanabisit. Qeveria na thotë se kjo është "Policia që duam", nga ndryshimet qe po nxiten  rezulton e kundërta, më e pakta paaftësi dhe më e shumta legjitim i asaj që thotë opozita se mbjellja dhe kultivimi i kanabisit ishte politikë shtetërore. 

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Balili nuk o duket me gjekundi. Po pret te ngrohet koha e te filloje sezoni i dasmave si duket.

Submitted by Matt Hito ( U SA ) (not verified) on

Perse uzhduk Tahiri ? Cilat Jane lidhnet E Tahirir me bandat ?

Submitted by Matt (not verified) on

Po Balili ky mjeshter I Madhe Pse nuk ndrohet me Çakon ?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.