Çështja e Flamurit në zyrë dhe aspiratat etnike të Talat Xhaferrit

Postuar në 08 Maj, 2017 12:14

Protagonist në ngjarjet e fundit në Maqedoni është kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferri, njeriu që ka qëndruar në hijen e Ali Ahmetit, por me influencë në Partinë e Bashkimit Demokratik për Integrim. I karakterizuar si politikan me përvojë që "me qetësinë e tij merr atë që dëshiron" tërhoqi vëmendjen me aktin e fundit të vendosjes së flamurit shqiptar, krahas atij të Maqedonisë dhe Bashkimit Europian në zyrën e kryetarit të Kuvendit. 
Simbolizmi i veçantë i kryetarit të parlamentit, në një post që shqiptarët e marrin për herë të parë që nga krijimi i shtetit të Maqedonisë ishte në një moment kritik për Nikolla Gruevskin që ka filluar të tregojë shenjat e tërheqjes nën presionin intensiv të faktorit Perëndimor. Madje dhe aleatët e Partisë Popullore Evropiane duket se e kanë braktisur, ndërsa shpresa e tij për mbështetje nga administrata e Trump është shuar. 
Federica Mogherini kërkoi të enjten të dënohet jo vetëm ekstremizmi i N. Gruevskit, por në një farë mënyre t'u vihet fre aspiratave etnike nga zyrtarët e BDI-së. Zoran Zaev e quajti "gabim" çështjen e flamurit dhe bëri thirrje për ta ndrequr.
55-vjeçari T. Xhaferi nuk është i ri në politikë. Ish-komandant i UÇK-së pati një rol udhëheqës ne vitin 2001 së bashku me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Xhaferri ishte një nga themeluesit e UÇK edhe në Kosovë nën pseudonimin «Abazi» dhe negocioi marrëveshjen e Ohrit në Maqedoni. Xhaferi  është përdorur nga Ali Ahmeti në pozicione kritike. Nga viti 2004 deri 2008 ai shërbeu si ministër i Mbrojtjes, ndërsa nga viti  2013 ishte Sekretar i Mbrojtjes në qeverinë Gruevski, por asokohe nuk e ka mbajtur flamurin shqiptar në zyrë.  Në Shkup situata politike është e hapur dhe nëse Ivanov nuk i jep Zoran Zaev mandatin për të formuar qeverinë zhvillimet do të jenë vendimtare. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.