Gatishmëri globale për zgjimin e viruseve që zhdukën njeriun e Neandertalit

Postuar në 06 Maj, 2017 10:39

Shkencëtarë nga e gjithë bota kërkojnë mobilizimin e komunitetit mjekësor për pasojat që mund të sjellë shkrirja e akujve në Antarktidë për të ardhmen e njerëzimit. Rritja etemperaturave  në Tokë për shkak të efektit serë, mund  të "zgjojë" viruset dhe bakteret që kanë vepruar në planet miliona vjet më parë, për të cilat nuk ka antibiotik dhe as trupi i njeriut ka antitrupa për të reaguar.

Shkencëtarët kanë studiuar me kujdes të dhënat para se të shkojnë në një lloj gatishmërie globale dhe të vënë në dijeni shtetet e mëdha, të cilat kanë fuqinë dhe financat për të përgatitur botën për një katastrofë të mundshme epidemike.Toka e ngrirë është pika më e mirë e konservimit për të gjitha bakteret dhe viruset, të cilat mbeten në "letargji"  për një kohë të gjatë. Akulli që shkrin do të shkaktojë një rritje të madhe të sëmundjeve të reja virale, për të cilin njeriu dhe komuniteti shkencor është krejtësisht i papërgatitur.

Biologët mblodhën në vitin 2014 mostra të akullit që do të shkriheshin  dhe zbuluan se një numër i konsiderueshëm i baktereve dhe viruseve që janë të "fshehura" në akull mund të jetë shumë të rrezikshme për njerëzit dhe mbijetesën e planetit. "Viruset patogjene të cilat mund të infektojnë njerëzit ose kafshët flenë në shtresat e vjetra të akullit. Disa prej tyre kanë shkaktuar epidemi globale në të kaluarën. Këto shtresa të lashta mund të ekspozohen tha një biolog, duke shtuar se perceptimi se këto viruse janë  eliminuar është i pasaktë, pasi viruset infektive mund të aktivizohen  për të sinjalizuar një rrezik pakontrollueshëm.

Shumica e viruseve çaktivizohen me shpejtësi për shkak të dritës, tharjes dhe degradimit spontan biokimik. Por jo të gjithë dhe jo ato që janë ruajtur në shtresat e thella të filluar akulli të shkrihen. Mundësia e infektimit nga një virus që shfarosi Neandertalët dëshmon se nuk jemi aq të sigurt sa ne mendojmë. Në qoftë se një virus patogjen që nuk është shfaqur për shumë vite, vjen në kontakt me njerëzit, sistemi imunitar nuk do të jetë gati për të reaguar "- thonë bilologët.

http://www.protothema.gr/environment/article/676915/sos-apo-tous-epistim...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.