Rama tërhiqet nga Kavaja

Postuar në 05 Maj, 2017 18:00

Kryeministri Rama ka bërë një hap prapa, duke i dhënë një tjetër fitore në tavolinë opozitës në përplasjen disa javore për çështjen e zgjedhjeve. 2 dytë para zgjedhjeve lokale në Kavajë kryeministri ka lajmëruar nga selia e qeverisë se Partia Socialiste do ta tërheqë kandidatin e saj për zgjedhjet e 7 majit në Kavajë. Argumenti, për t’i dhënë kohë opozitës të reflektojë dhe të hyjë në zgjedhjet e 18 Qershorit.  Rama i ka vendosur një afat të fundit deri në 8 maj kryetarit të Partisë Demokratike, duke thënë se më pas do të jetë i padisponueshëm dhe se me ose pa opozitën Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhje.

Një pjesë nga fjala e kryeministrit

Ka një plan për destabilizim të këtij vendi, që çadra është ngritur për ta vënë në jetë këtë plan. Këto nuk janë hamendje, por fakte. Ndihem i qetë në ndërgjegjen time sepse kam bërë dhe po bëj gjithcka është e mundur në këtë drejtim. E bëj jo për ata që janë në çadër, por për demokratët e zakonshëm që meritojnë respekt. Mekanizmi i ri institucional që kemi propozuar për kontrollin e brendshëm të qeverisë gjatë zgjedhjeve garanton barazi dhe transparencë për të gjithë në garën zgjedhore. Dua tj'u them falemnderit për mbështetjen që na jepni në këtë përpjekje për të lidhur fillin e humbur të PD dhe për t ëmos lënë asgjë pa bërë në funskion të gjithëpërfshirjes së procesit të 18 qershorit. Mos keni asnjë shqetësim sepse edhe po t pë doja të negociojë 18 qershorin nuk e kam të mundur pasi nuk është në dorën time. 18 qershori është përcaktuar në bazë të kushtetutës për gjykimin e partive nga populli. 18 qershori nuk mund të jetë pjesë e neogicatave të partive. Ju siguroj se nëse si ktyetar partie nuk kam asnjë të voglin shqetësim nëse PD i shkon deri në fund një vetëvrasje, si kryeministër nuk dua të lë asnjë gur që qytetarët që duan të votojnë PD të kenë mundësi ta bëjnë në 18 qershor.

Comments

Submitted by Fatmir (not verified) on

Atyre klyshveu ke dhene shume te drejta por sali qeni dhe luluja nuk Jane per te cuar me lop dhe jo per pushtet

Submitted by Do bejme shtet (not verified) on

Kryeministri me fraza tipike si te kohes se Dulles, armiq te jashtem e te brendshem, grupe puciste etj, vendosi te terhiqet nga zgjedhjet ne Kavaje. O.K eshte e drejta etij si Parti , por jo si qeveri. Daten e zgjedhjeve e dekreton Presidenti. A mundet valle kryeministri te zhbeje dekretin e Presidentit ? Deri me sot nuk ka nje dekret per shtyrje zgjedhjesh. Qeveria e ka per detyre KUSHTETUESE te siguroje mbarevajtjen e zgjedhjeve, pavaresisht cfare planesh e pucesh mund te jene menduar. Detyra e qeverise eshte ti shkateroje keto plane e te siguroje zgjedhje. Ne rast se qeveria nuk eshte ne gjendje te siguroje zgjedhje normale per nje arresye apo nje tjeter, atehere ajo jep doreheqjen dhe zevendesohet nga nje qeveri e re. Hajde shtet qe po bejme ,hajde.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.