Konfirmohet 18 qershori, Presidenti këshillon Kolegjin Zgjedhor

Postuar në 05 Maj, 2017 11:47

Për zgjedhjet parlamentare përfliten gjithfarë skenarësh që shkojnë nga bojkoti te shtyrja, por presidenti i Republikës duket se është i qartë: zgjedhjet do të zhvillohen në datë. Ai ka zhvilluar një takim me anëtarë të Kolegjit Zgjedhor ndaj të cilëve ka apeluar për zbatim të ligjit. 
Me rëndësi veprimtaria e Kolegjit Zgjedhor. Trajtoni me korrektësi konfliktet që do paraqiten. Kolegji Zgjedhor duhet t’i qëndrojë kushtetutës dhe ligjeve”, citohet të jetë shprehur Presidenti Bujar Nishani.

Presidenti ka dekretuar 18 qershorin, por ai formalisht ka thirrur dy tryeza dialogu, ndërkohë që është shprehur se nëse në zgjedhje nuk merr pjesë opozita, ai nuk do të votojë. Në çdo rast, takimi i sotshëm aktualizon kalendarin normal të zgjedhjeve, pra mbajtjen e tyre më 18 qershor. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.