Juncker flet frëngjisht: “Anglishtja po humbet rëndësinë në Europë”

Postuar në 05 Maj, 2017 13:31

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka deklaruar se “anglishtja po humbet rëndësinë në BE”. Akti i tij, i performuar gjatë një konference në Firence të Italisë, gjatë së cilës ka folur frëngjisht, raportohet nga BBC-ja që vë theksin te fakti se Brexit ka pasoja edhe të natyrës kulturore. Juncker e cilësoi largimin e Britanisë nga BE-ja një “tragjedi”, por ka shtuar se “e bëra zgjidhjen time, do të flas frëngjisht, sepse…ngadalë, por qartë anglishtja po humbet rëndësinë në Europë”.

Tensionet janë rritur së fundmi mes Brukselit dhe Londrës zyrtare, pasi kjo e fundit akuzon se BE-ja  po synon të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme të 8 qershorit. Juncker ka përsëritur sërish se “negocimi me Britaninë do të jetë i ndershëm, por nuk duhet harruar se është Britania që po largohet”.

“Kjo bën ndryshimin”, tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.