Ma i “Alibaba Group”: Përshtatje dhe arsimim tjetër, ose në 30 vjet ka krizë. Interneti po afekton çdo industri

Postuar në 02 Maj, 2017 16:08

Jack Ma, drejtues i "Alibaba Group Jolding Ltd." bëri një parashikim të zymtë për ekonominë botërore në 30 vitet e ardhshme. Duke folur në një konferecnë sipërmarrësish në Zhengzhou në Kinë, Ma deklaroi se nëse në botë nuk ndryshon sistemi arsimor, nëse njereëzit nuk mësojnë të punojnë me robotët dhe të marrin masa për ndikimin që do të ketë në ekonomi interneti dhe automatizimi, atëherë problemet sociale do të jenë çështje kryesore në të ardhmen e afërt.

Si ka nënvizuar se paralajmërimi i tij i 15 viteve më parë për ndikimin e internetit në të gjitha industritë nuk u mor parasysh pasi asokohe “unë isha një askush”. Po kështu miliarderi 52 vjeçar ka deklaruar se probleme për ekonominë globale paraqet edhe sistemi bankar. Sipas tij bankat duhet të ndjekin tjetër politikë huandënieje, duke lejuar që më shumë pjesëtarë të shoqërisë të kenë akses në paratë e tyre. Po kështu Ma ka paralajmëruar se rritja e jetëgjatësisë dhe përdorimi më i mirë i inteligjenës artificiale priret të çojë drejt places së forcave të punës dhe më pak punë.

Ma konsiderohet si një nga sipërmarrësit më të suksesshëm, por vitin e kaluar aksionet e tij ranë ndjeshëm. Ai është shembull i një historie sukses, pasi ka ardhur në majë nga poshtë, duke ecur vetë.

https://www.bloomberg.com/news/articles/2017-04-23/jack-ma-sees-decades-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.