Krizës i mungon kryeministri - Rama flet si kryetar i PS-së. Kreu i LSI-së: PPE të rinegociojë

Postuar në 04 Maj, 2017 15:41

Sot kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka dalë sot para mediave që të flasë për krizën aktuale. Në asnjë rast Rama nuk ka folur në cilësinë e kryeministrit, duke u përqendruar te strategjitë partiake reciproke. Ai ka hedhur poshtë përgjegjësitë për krizën, duke theksuar se zgjedhjet i garanton ligji. 

Ndërkohë në një dalje për shtyp, kreu i ri i LSI-së, Petrit Vasili, ka deklaruar se paketa e McAllister ishte shumë realiste. "LSI nuk ka qenë pjesë e këtij propozimi, ai ka qenë mes PS – PD. Në vlerësimin tonë ka qenë një variant realist që kishte hapësira për gjetjen e një zgjidhje të krizës. I jepte garanci PD dhe unë mendoj se sërish do të ishin të mirëpritura dhe të besuara nga të gjitha palët, që Partitë Popullore ta thonin fjalën e tyre”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.