Dramë dashurie FBI-ISIS/Niset të hetojë, martohet me një reper që luftonte në Siri, pendohet dhe kthehet në SHBA

Postuar në 02 Maj, 2017 09:36

Një ngjarje si në filma. Kështu mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur me një punonjëse të Byrosë Amerikane të Hetimit (FBI) e cila ishte përkthyese me çertifikatë top-secret. Sipas mediave të ndryshme, Daniela Green udhëtoi në Siri në vitin 2014 me detyrën e hetimit të një operativi kyç të ISIS, por ka përfunduar duke u martuar me të. Ajo gënjeu Byronë duke udhëtuar drejt vendit në konflikt dhe duke u martuar me një të dyshuar. CNN shkruan se Departamenti i Drejtësisë e ka trajtuar butë rastin e saj ndërkohë që edhe akzuat u minimizuan. Kjo sipas disa të dhënave në këmbim të bashkëpunimit nga Greene e cila ka ekspozuar FBI-në me një akt të sikletshëm. Burri i Greene është Denos Cuspert, një reper gjerman I cili vlerësohet se ka patur shumë ndikim në rekrutimet onlone të xhihadistëve. NË Gjermani njihej si Deso Dogg, kure në Siri me emrin Abu Talha al-Almani. Deso Dogg i ka kushtuar edhe një këngë Osama Bin Laden me një gjest prerjeje fyti që është shfaqur në video propagandistike.

Ngjarja ka marrë një kthesë tjetër, kur Greene, në përmbushje të pritmërive që mund të kesh për vendimet e një femre të dashruuar, është penduar pas disa javësh, kohë kur edhe kupto se çfarë gabimi kishte bërë. Ose të paktën këtë raportojnë mediat që shkruajnë se ajo u kthye sërish në SHBA ku vendosi të bashkëpunonte me autoritetet. U dënua me dy vjet dhe u lirua verën e kaluar.

http://edition.cnn.com/2017/05/01/politics/investigates-fbi-syria-greene/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.