Të larguarit nisin vajin për PS-në e vërtetë: "Shpresojmë mos të na zëvendësojnë hajdutët!"

Postuar në 30 Prill, 2017 11:50

"Gazeta Shqiptare" publikon sot një status të Namik Dokles postuar në rrjetet sociale. Deputeti në fjalë mbeti jashtë listës së kandidatëve për deputetë, bashkë me disa të tjerë dhe si rrugë për këtë dënim kapital politike, kanë zgjedhur të vajtojnë PS-në. 

Ja statusi i Dokles ku mungon falënderimi për liderin e Rilindjes: 

Pas 27 vjetëve, pas 8 legjislaturave te panderprera ne Kuvendin e Shqiperise, ne vendin tim do te ulet nje deputet i ri. E uroj perzemersisht, cilidoqofte! (Vetem “aman” hajdut pulash te mos jete!) Pas 27 vjetëve, nga zemra me buron…
MIRENJOHJE per ata mijera socialiste dhe njerez te mire pa dokumente partiake, qe me kane pritur zemerhapur, kane ecur e punuar bashke me mua dhe, ne disa raste, kane vene edhe jeten e tyre ne rrezik per te me mbrojtur nga falanga idjote politike.
ADMIRIM per deputetet e Grupit Socialist te viteve 1992-1997, te paperseritshem ne perkushtim dhe idealizem, me te cilet sollem per here te pare Partine Socialiste ne pushtet.
NDJESE per gjithe ata njerez me halle e veshtiresi ne jete, te cilet nuk munda, apo nuk dita, apo edhe nuk me lane t’i ndihmoja, kur kishin nevoje.
PERULJE dhe pendese per ata pak individe qe rralle…shume, shume rralle mund t’i kem lenduar.
FALJE per ata pak individe qe me kane lenduar, edhe pse lendimi “nuk harrohet kurre”!
Dhe…perqafime per ju miqte e fejsbukut!
”. 

Një fund karriere të pamerituar që provon se në atë parti ka vetëm emërime. Si në të gjitha partitë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.