Katandisja e pushtetit! Ministri që u angazhua të kapë Balilin shpërndan leje legalizimi

Postuar në 28 Prill, 2017 23:30

Rëndësia politike dhe mediatike e Sajmir Tahirit ra ndjeshëm pas shkarkimit të tij si ministër i Brendshëm, Ilir Beqja ka humbur fare, Bledi Çuçi nuk duket vërdallë, ndërsa  nga Blendi Klosi nuk ka asnjë lajm. Kryeministri na tha kur i shkarkoi se për shkak të suksesit që  këto katër figura kishin në qeveri i delegoi në terren për të njëjtin sukses edhe në fushatën elektorale. I vetmi  që ka ende një lloj vëmendje nga mediat është ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili mban postin e kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës.

Bilancin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme kryeministri e kaloi me retorikën e radhës, por statisikat e fundit të kultivimit të drogës, rastet e zbuluara të tonelatave me kanabis që janë eksportuar nga Shqipëria dhe ndryshimet në strukturat e policisë së shtetit kërkojnë sqarime të mëtejshme që mund shkojnë deri te përgjegjësitë ligjore.

Në këto kushte, një ministër që kishte premtuar arrestimin e Klement Balilit nuk e ka të lehtë të mbajë fjalime para njerëzve. Një nga mënyrat për të mbledhur dëgjues është ajo që ka praktikuar shpesh kryeministri, shpërndarja e lejeve të legalizimit. Me këtë punë po merret aktualisht Sajmir Tahiri, kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, shftytëzon një agjenci qeveritare apo shtetërore për të bërë politikë me tapitë e njerëzve. Dhe në këtë lajthitje që mesa duket kap njerëzit me pak përvojë në pushtet  s’ka sesi që fjalimi të mos jetë i tillë si ky paragraf më poshtë i shkëputur nga një takim në Kombinat:

Fatin tonë e kemi vetë në dorë. Fatin tonë nuk na e ka askush në dorë. Fatin tonë për nesër dhe në për në vazhdim. Fatin e familjeve dhe fëmijëve tanë e kemi vetë në dorë vetëm duke u bërë bashkë. E duke mos i falur kurrkujt çdo dështim të së kaluarës e duke mos i falur kurrkujt çdo gënjeshtër për të ardhmen, por vetëm duke vendosur bashkë. Duke vendosur ju për të ardhmen tuaj dhe duke vendosur bashkë për Shqipërinë që duam nesër. Kështu që miqtë e mi faleminderit pa fund.

Çfarë mund të vendosin së bashku me Sajmir Tahirin njerëzit që marrin tapitë e legalizimeve? Një kryetar dege i Partise në pushtet që trajton agjencitë shtetërore si seksione të partisë çfarë shembulli na jep .Kjo është katandisja e qeverisë, Një votë, një tapi!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.