E meriton për president! Tradhëtoi 83 mijë zemra, por edhe u mbushi xhepat ama!

Postuar në 28 Prill, 2017 10:47

A do të zgidhet Ilir Meta president? Gjasat janë që po, të zgjidhet. Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar vuv - deputetët në Grupin Parlamentar të PS-së që ta votojnë të gjithë. Mirëpo, teorikisht ekziston mundësia që kjo votë të mos jepet, që vuvët të gjallërohen e të mos e votojnë Metën. Kjo me siguri do të ishte skema eventuale e kalimit në zgjedhje të parakohshme, për shkak të prishjes së koalicionit.

Nuk ka pse duket kaq e çuditshme. Si tha Donald Lu para disa kohësh: Kur shoh delet më kujtoheni ju, shqiptarët. Çka do të thotë se ne do ulim kokën e do kullosim lajme politike apo statuse liderësh. Frikë këta që janë sipër kanë dhe po e tregojnë këtë me përrallën me gjak dhe destabilitet në Maqedoni, ku të paktën duket se gjaku vlon akoma, edhe pse nuk po sjell ndonjë gjë të mirë. Po stiset një përrallë e re, për opozitën që kërkon dhunë, për dhunën që e pamë edhe në 21 janar, por ajo ishte dhunë konstruktive.

Ka edhe një përrallë tjetër, më qesharake. Po thuhet se socialistët duhet të kenë turp që sot po u thonë “merreni Metën President”. Meta dikur tradhëtoi 83 mijë zemra të bardha socialistësh. Dakord, mund të jetë e vërtetë. Por ama u mbushi xhepat këtyre socialistëve sepse i ndihmoi të vijnë në pushtet. Madje Meta është i pafajshëm në një farë mënyre, sepse ai xhepat kishte në mend në prill 2013. Këta po mbushin edhe torbat. Ndaj u zgjodh nuk u zgjodh Meta, ky është lajm tri ditësh. Delet do kullosin qetë qetë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.