Apeli i profesorëve dhe ambientalistëve: Mos e "rilindni" edhe Vjosën! Lëreni siç është!

Postuar në 27 Prill, 2017 21:36

Ambientalistët vijojnë të këmbëngulin për mosndërtimin e hidrocentralit të Poçemit mbi Vjosë. Rreth 30 shkencëtarë nga universitetet më të njohura evropiane nga Vjena, Gjermania, Sllovenia, së bashku me kolegë nga Shqipëria janë rikthyer për të vijuar studimet mbi lumin Vjosa dhe kanë vetëm një rekomandim.

Fritz SCHIEMER profesor i universitetit të Vjenës tha se “ne mbështesim idenë që ia kemi paraqitur dhe më parë kryeministrit Rama se para se të merret vendimi për të ndërtuar një hidrocentral, duhet bërë një studim i mirëfilltë, i thelluar për ndikimet në mjedis. E këshillojmë kryeministrin që të rimendoje pozicionin e tij për të ndërtuar këtë hidrocentral. Lumi i Vjoses është një lum unik. Është lumi i fundit, i egër natyror në Evropë. Mendojmë se të gjithë do dalim të humbur nga ndërtimi i këtij hidrocentrali. Dëmi do jetë edhe për gjeneratat që do vijnë.

Ndërsa Besiana Guri, përfaqësuese e shoqatës mjedisore "Eko Albania" tregon se në mbrojtje të Vjosës, lumit të vetëm natyror në Evropë janë shkencëtarë nga e gjithë bota: “Është një kërkesë e cila është firmosur nga 228 shkencëtare nga e gjithë bota të zhvillimit të turizmit në këtë zonë”.

Konçesioni për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit u fitua para një viti nga e vetmja ofertë, nga bashkimi i përkohshëm i dy kompanive turke. Por që nga dhjetori tre organizata mjedisore dhe 38 banorë të fshatit Kutë, në rrugë ligjore po kërkojnë anullimin e kësaj kontrate.

https://rtsh.al/lajme/shkencetaret-mos-ndertoni-mbi-vjose/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.