Vizion Plus: Ambasadori rus në Tiranë është kërcënuar. Ambasada ka kërkuar shtim personeli nga Moska

Postuar në 26 Prill, 2017 15:12

Ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin i është drejtuar zyrtarisht  shtetit shqiptar, duke njoftuar autoritetet se ndihet i kërcënuar.

Kështu raporton sot Vizion Plus që citon burime diplomatike.

Burime diplomatike bënë të ditur për Vizion Plus, se Karpushin ka njoftuar që prej dy javësh, se ndihet i rrezikuar nga një grup ekstremistësh islamike nga Kosova dhe Maqedonia. Të njëjtat burime thanë se ky grup, sipas diplomatit Karpushin, është vendosur në një apartament shumë pranë ambasadës ruse në Tiranë dhe vëzhgon prej disa kohësh të gjitha lëvizjet e ambasadorit si dhe të stafit të përfaqësisë diplomatike. Ai ka theksuar se ekstremistet e ISIS janë ne gjendje te veprojnë gjithkund dhe në çdo rrethanë. Për pasoje, Karpushin ka njoftuar edhe stafin e ambasadës që te evitoje sa më shumë pjesëmarrjen ne aktivitete masive. Burimet diplomatike theksuan se ambasada ruse nuk ka ofruar asnjë fakt konkret për grupin që pretendon se po kërcënon ambasadorin Karpushin. Por ajo ka kërkuar shtim të personelit, për të sjellë nga Moska në Tiranë një grup ekspertësh të inteligjencës, që do të mund të përballonin kërcënime të tilla. Vizion plus pyeti  ambasadën ruse por ajo nuk ka bërë komente. Personi që merret me shtypin, sipas ambasadës, nuk ndodhet në punë prej disa ditësh, ndërsa nuk dha përgjigje as pohuese dhe as mohuese mbi këtë çështje”, raporton ky televizion.  

https://www.vizionplus.tv/ekskluzive-kercenohet-ambasada-ruse-kerkon-ndi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.