Konçesionet në Shëndetësi, u anashkalua Autoriteti i Konkurencës

Postuar në 26 Prill, 2017 18:35

Ministria e Shëndetësisë nuk ka kërkuar mendim dhe vlerësim pranë Autoritetit të Konkurrencës për konçesionin e shërbimit të laboratorëve. Shqetësimin për anashkalimin e këtij detyrimi ligjor, në shumë kontrata në vite, ky autoritet e ka shprehur edhe në raportin vjetor të dorëzuar në kuvend, ku thotë se gjatë vitit 2016-të ka arritur të shqyrtojë vetëm dy marrëveshje konçesionare, njëra me nismën e ministrisë së Transporteve dhe tjetra me nismën e autoritetit të konkurrencës, të dyja në fushën e tranporteve.

Në bazë të ligjit për konkurrencën çdo organ i pushtetit vendor ose qëndror duhet të kërkojë vlerësim pranë autoritetit për të gjitha nismat të cilat kufizojnë tregun ose vendosin të dreja ekskluzive në zona të veçanta. Në rastin e kontratës për shërbimin e laboratorëve, projekti i dhënies me konçesion të këtij shërbimi duhet të merrte një vlerësim paraprak nëse kufizonte tregun, dhe cilat do të ishin pasojat e kufizimit të tregut mbi konsumatorin dhe buxhetin e shtetit. Edhe pse ky është shërbimi i katërt ekskluziv që ministria e Shëndetësisë jep te privati, asnjë prej marrëveshjeve nuk ka shkuar për tu vlerësuar Autoriteti i Konkurrencës.

Tv Klan

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.