Pesë çështje që duhen zgjidhur pas dështimit të negociatave

Postuar në 25 Prill, 2017 23:22

Dështimi i neogciatave me ndërmjetësimin e huaj, përtej drafteve dhe veprimeve se kush doli i parë, kush tha çfarë, kanë rëndësi për persepktivën që krijojnë.

Së pari, cilido qoftë reagimi i PD-së, përpara koalicionit qëndron sfida e zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet nuk zhvillohen tani që janë shteruar edhe variantet e fundit të negociatave, atëherë kjo qeveri dhe ky koalicion humbet çdo legjitimitet dhe çdo aftësi për të folur në emër të kujtdo. Zgjedhjet janë një detyrim për të cilin tashmë si pikë referimi mbetet vetëm Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor. Në shenjë të vullnetit të mirë mund të mbahet një derë hapur për manovrim dhe të shtohen vëzhguesit.

Së dyti ka një mundësi për një iniciativë të Presidentit që të ftojë palët për diskutim dhe për mesatarizim opsionesh, duke nisur aty ku ishte pika më e lartë e bisedimeve të sotme. Ndonëse ka pak gjasa sa kohë që PD-ja ka vendosur mosbindjen civile, Presidenti ka detyrimin moral dhe kushtetues që të ftojë tryezën dhe të ndërmarrë hapat për të kaluar drejt një zgjidhjeje.

Së treti është nevoja e një qëndrimi të prerë të instititucioneve të BE-së duke vendosur kufijtë për Shqipërinë, kufijtë e krizës dhe duke bërë të qartë ndëshkimin.

Së katërti, me pranimin zyrtarisht të dështimit të negociatave, PS-ja dhe LSI-ja nuk kanë më asnjë të drejtë të djegin raundet për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, pasi në çdo rast ky është detyrim kushtetues.

Së fundmi, sot ka folur kryeministri, ka folur edhe kreu i PD-së, por nuk ka folur Ilir Meta, kisti i krizës. Nuk ka më kohë që ky individ të vazhdojë të ushqejë veten me legjendën se po ua hedh të gjithëve. Pozicionimi i LSI-së sot ka rëndësi qoftë për të përligjur përrallën e stabilitetit, qoftë edhe për të qartësuar elektoratin dhe opinionin. Nëse Ilir Meta ka një draft të vetin të ri, duhet ta vendosë në tryezë bashkë me qëndrimin për zgjedhjet që do të bëhet gjithsesi i lexueshëm pas pesë ditësh kur përfundon afati i regjistrimit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.