Cinizmi i ministrit të Jashtëm: Im atë sekretar partie, jam krenar. Por nuk duhet parë prejardhja!!!

Postuar në 25 Prill, 2017 12:24

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur në një intervistë për “Vizion Plus” ku ka komentuar diçka edhe rreth sulmeve që i bëhen atij për të atin, i cili ka patur funksione partiake. Paraprakisht duhet qartësuar se askush nuk mund të gjykohet për atë që kanë bërë prindërit, por në një vend ku rënia e atij që quhej komunizëm u kalua si kambizëm akuzash dhe gjyqesh qesharakë, urtësia e kërkon që disa gjëra të kalohen me takt. Aq më tepër kur kemi të bëjmë me ministër të Jashtëm që predikon  nga mëngjesim në darkë integrimin në Europë, atë Europë për të cilin babai I tij, për bindje personale, apo për shkak të sistemit të çonte edhe drejt vdekjes.

Por Bushati ka një tjetër qëndrim:

27 vjet pas rënies së Komunizmit ka ende segmente të caktuar të shoqërisë shqiptare që kanë një mendësi të caktuar, që më duket se është I papranueshëm e jashtë mode për kohën që jetojmë. Unë besoj se secili duhet të gjykohet për atë çka është, çka bën dhe për atë çka ofron. Prejardhja familjare është diçka tjetër dhe besoj se në rastin tim është një kapital social. Jam krenar jo vetëm për punën e babait dhe prindëve të mi, por edhe krenar për familjen që i përkas edhe për shkak të një lloj tradite që ne përpiqemi të pasurojmë”, tha Bushati.

Duhet thënë se shoqëria shqiptare e ka vlerësuar zotërinë duke mos reaguar pse ai u katapultua ministër. Pasi askush nuk mund të na gënjejë ditën me diell e të na thotë se në këtë qeveri ministër bëhesh, e jo TË BËJNË. Por në këtë kuadër Bushati nuk bën përjashtim nga rregulli i përgjithshëm i sëmundjes terminale të shoqërisë shqiptare.

Mbrojtja e babait dhe punës së tij është çështje e natyrshme, personale, por në rastin e një ish-sekretari të Parë të Komitetit të Partisë, punën nuk e ndan dot nga bindjet politike, nga fryma e kohës dhe plasaritjet e thella shpirtërore që kjo sillte. Bushati mund të jetë krenar për të atin, por këtë nuk ka sesi t’i shesë për moral të shëndetshëm dhe kapital social një opinioni të tërë, i cili duhet thënë se ka zgjedhur sehirin. Pasi vetë i ati I tij shikonte fillimisht prejardhjen.

Dhe ky sehir zë fill me vitin ’90 kur në vend të pastrimit dhe fshesës së hekurt të fëlliqësive që la pas regjimi i dikurshëm, Sali Berisha që sot ka ngritur një çadër në mes të bulevardit, kurdisi gjyqe kafesh dhe uzurpoi antikomunizmin si moment të shoqërisë. Dhe është kjo hile, kjo tradhëti, që i lejon këtij zotëriu ministër të flasë sot për kapitale sociale, të cilat mundet të jenë të tilla, por jo pa kaluar njëherë në filtrin e kohës dhe të një ndjese. Si politikan, por edhe si nevojë për të mos prekur disa plagë që nuk lidhen domosdoshmërisht me personin, i cili mundet të jetë edhe nëj rast përjashtimor në atë sistem.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.