Profesorët e stabilitetit/Nga gjuha e shantazhit tek inspektimet e pularive

Postuar në 24 Prill, 2017 21:51

Nga pasiguritë për të ardhmen e vendit dhe rreziqet e destabilizimit që LSI shikonte në horizontin politik të Shqipërisë, udhëheqësi i saj është tërhequr nga deklaratat “bombastike” dhe ka nisur shëtitjet në pularitë e rretheve nga ku po jep mesazhe se qytetarët kanë nevojë për produkte cilësore, duke iu referuar natyrisht vezëve që konsumon elektorati shqiptar, si një produkt me vlera të larta dietike. Pra nga meraku për një qeveri besimi, Ilir Meta ka filluar të shqetësohet për cilësinë e vezëve që hanë shqiptarët.

Në fakt rruga e politikës së disa personazheve në Shqipëri dhe sidomos standardet që u vendosën përligjin çdo butafori që na rezervohet sado e pakapërdishme të jetë. Nga gjuha e shantazhit dhe mesazheve pa mesazh, Ilir Meta kaloi në standardin që prodhon universiteti politik i LSI-së.  Ndaj dhe nuk ishte e rastësishme që në inspektimin në kompaninë e prodhimit të vezëve “Ovvital” në fshatin Kullë-Sukth të Durrësit ai shoqërohej nga profesor Edmond Panariti, Lefter Koka dhe drejtues të lartë të insitucioneve shtetërore në nivel qëndror dhe lokal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.