Hahn reagon për "diletantin nacionalist" Edi Rama

Postuar në 24 Prill, 2017 14:15

Komisioneri Johannes Hahn pas takimit me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Dacic u shpreh për deklarat e Rames lidhur me bashkimim e shqiptarëve ne Ballkan.  "Nëse dikush mendon se mund të bëjë presion me deklarata të tilla, gabohet. Deklaratat për ndryshim të kufijve janë kundër produktve dhe të papranueshme"- deklaroi Hahn duke iu referuar deklaratave të kryeministrit shqiptar në intervistën për Politico. 

Zgjimet nacionaliste të Edi Ramës janë komentuar edhe në mediat e vendeve fqinje, të cilat duke iu referuar burimeve të Brukselit thonë se nuk ka shanse që BE të shantazhohet nga të tilla deklarata, aq më tepër në prag të zgjedhjeve. "Kathimerini" shkruan në një artikulll me titull "Vizionet e Edi Ramës" se Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat, por reformat e Brukselit kanë ngecur me përgjegjësi jo të BE-së por lidershipit politik të Tiranës, në piramidën e së cilës sot është Edi Rama.

"Pavarësisht nga çfarë ai mendon dhe çfarë thotë, imazhi që mbizotëron sot në Europë për Shqipërinë është imazhi i një vendi që noton në korrupsion, ku shteti është plaçkë për partitë aktuale në pushtet, një vend  me Drejtësi të manipuluar, krimi të organizuar, ekonomi informale në shkallë të madhe, konflikt politik dhe hashashin si produktin më të eksportuar"-shkruan Kathimerini, duke shtuar se një vend me të tilla problematika nuk ka shanse të marrë dritën jeshile nga BE. 

http://www.kathimerini.gr/906164/opinion/epikairothta/politikh/ta-oramat...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.