Negociatorët e PPE-së/“Dokument me 12 pika për krizën, asnjë nuk flet për qeveri teknike”

Postuar në 23 Prill, 2017 11:09

Carlo Bollino, drejtues i gazetës “Shqiptarja.com” shkruan sot për krizën politike dhe rolin e negociatorëve të PPE-së. Sipas Bollinos, protesta e përshkallëzuar e PD-së, parashikuar për të hënën, synon të rrisë forcën negociuese të saj në prag të negociatave, ndërkohë që sipas tij, dokumenti që do të vihet në tavolinë ka 12 pika dhe është miratuar nga kancelarja Angela Merkel. 
Për aq pak sa dihet, negociatorët evropianë të Partisë Popullore (aleatë të Partisë Demokratike në Bruksel) do të vijnë në Tiranë me një dokument me 12 pika, të miratuar edhe nga kancelarja Angela Merkel, i cili parashikon një seri kushtesh për t’i lejuar Partisë Demokratike të ndërpresë bojkotin, të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit të lira e të ndershme dhe të votojë vettingun, duke zhbllokuar kështu edhe reformën në drejtësi. Por asnjë nga këto kushte mesa duket nuk parashikon krijimin e një qeverie teknike, që edhe sot e kësaj dite përmendet nga Lulzim Basha si kërkesa nga e cila nuk ka tërheqje. Megjithatë, negociatat ende nuk kanë filluar dhe është pa vend të pretendosh të parashikosh përmbajtjen e tyre”, shkruan Bollino.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.