Lufta për vota, kryeministri premton Zyrë Arsimore për minoritetin

Postuar në 23 Prill, 2017 15:26

Kryeministri Edi Rama ka premtuar nga Finiqi se minoriteti do të ketë një Zyrë të posaccme Arsimore që do të kujdeset për nevojat e pakicës greke në arsim. Ai ka folur për këtëçështje nga Finiqi i Sarandës ku ndodhej për një vizitë gjatë së cilës ka vazhduar ceremonia e shpërndarjes së tapive për legalizimet. 

Kemi folur për tekstet dhe të jeni të bindur që ne do t’i garantojmë të gjithë fëmijëve tuaj të kenë tekstet më të mira, në gjuhën tuaj të parë dhe të kenë  programin ashtu siç duhet dhe nga ana tjetër unë kam marrë përsipër dhe jemi duke punuar për këtë, të ndërtojmë një zyrë të posaçme arsimore që do të kujdeset për gjithë minoritetin. Do të jetë zyrë më vetë që do kujdeset si për bashkinë e Finiqit dhe të Dropullit në mënyrë që problemet e pafund që keni patur për tekstet të marrin fund përgjithmonë”, u shpreh Rama. Premtim ky që vjen në kontekstin e mbledhjes së votave në një zonë ku investohen kundër PS-së, PBDNJ dhe Kokëdhima. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.