Dy padi në Prokurori për Ramën e Berishën

Postuar në 22 Prill, 2017 10:32

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka paditur në Prokurori për shpërdorim detyre kryeministrin Rama, ministrin e energjisë Damian Gjiknuri, ministrin Arben Ahmetaj, ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani, avokaten e Shtetit Alma Hiçka disa zyrtarë dhe 10 anëtarët e grupit negociator për marrëveshjen e mirëkuptimit me kompaninë çeke CEZ të nënshkruar në 23 qershor të vitit 2014.

Në dokumentin prej 69 faqesh që i është dërguar Prokurorisë grupi parlamentar i Partisë Demokratike renditen provat dhe faktet e komisionit hetimor për marrëveshjen e mirëkuptimit me CEZ sipas të cilave Qeveria Shqiptare e kishte paracaktuar arritjen e marrëveshjes me kompaninë çeke në dëm të shtetit shqiptar.Në padi thuhet se pagimi i 95 milionë eurove detyrime të paprovuara, dhe heqja dora nga detyrimi prej 650-800 milionë euro të dokumentuara dhe të pranuara më parë nga CEZ a.s janë rrjedhojë e drejtëpërdrejtë e veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme të kryeministrit dhe grupit të punës.

Edhe komisioni parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla  që hetoi marrëveshjen e privatizimit të OSSH-së në vitin 2009 në përfundim të raportit  paditi në prokurori për shpërdorim detyre  Ish-Kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrat Ridvan Genc Ruli e Ridvan Bode, dy ish-zëvendës ministrat Florion Mima e Enno Bozdo, ish-avokaten e shtetit Ledina Mandia si dhe një numër ish-zyrtarësh anëtarë të komisionit të negocimit dhe vlerësimit të ofertave që negociouan privatizimin.

Raporti thotë se shitja e 76% të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kompanisë CEZ ka qeënë një procesi fiktiv, me fitues të paracaktuar, me parregullsi dhe shkelje të shumta, duke i sjellë atij përfitime të padrejta e të pa merituara si dhe duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshme të shtetit dhe publikut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.