Sulmi në Paris "trazon" fushatën presidenciale në Francë

Postuar në 21 Prill, 2017 19:43

Kryeministri i Francës, Bernard Kaznev akuzoi Marine Le Pen se është duke u përpjekur për të shfrytëzuar paturpësisht sulmin në Paris për të ushqyer frikën dhe për ta ndarë popullin francez për arsye elektorale. Fronti Kombëtar ka votuar kundër një nga një të gjitha ligjet e anti-terrorizmit që janë paraqitur në parlamënt, ka thënë kryeministri francez në përgjigje të deklaratës së Le Pen, e cila bëri thirrje për rifutjen e kontrolleve kufitare dhe deportimin e shtetasve të huaj të cilët janë në listat e shërbimeve të monitorimit sigurisë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se  vrasja e një polici në Paris qendrore do të ndikojë në zgjedhjet presidenciale në Francë, raundi i parë i të cilave do të mbahet të dielën."Një tjetër sulm terrorist në Paris. Populli i Francës nuk do të tolerojë për kohë të gjatë. Ai do të ketë një ndikim të madh në zgjedhjet presidenciale” ka deklaruar Trump në postin e tij në Tëitter pas sulmit në Champs Elysees që i kushtoi jetën e një polici.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.