Shqiptarët e Shqipërisë, të dytët pas marokenëve për marrjen e shtetësisë në BE

Postuar në 21 Prill, 2017 18:47

Një statistikë tjetër e Eurostat tregon për dinamizmin e largimit të shqiptarëve të Shqipërisë nga vendi i tyre, por edhe për kërkimin e një garancie finale te nënshtetësia e huaj. Sipas të dhënave, komuniteti që përfitoi më shumë nënshtetësinë e një vendi anëtar të BE-së gjatë vitit 2015, janë marokenët me 86 100 persona, kryesisht në Itali, Spanjë dhe Francë.

Në vend të dytë vijnë shqiptarët e Shqipërisë me 48 400 nënshtësi të përfituara kryesiht në Itali, Greqi dhe Belgjikë. Shqiptarët e Shqipërisë janë të parët mes ballkanasve dhe kalojnë edhe rumunët që janë dy vende më poshtë, por edhe serbët dhe kosovarët  që janë ndër më pak të interesuarit në këtë drejtim.

http://ec.europa.eu/eurostat/documents/2995521/7991019/3-21042017-AP-EN....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.