Lufta për votuesit e rinj

Postuar në 21 Prill, 2017 11:21

Fushata zyrtarisht nuk ka filluar, por shfaqjet dhe takimet elektorale të partive në pushtet nuk kanë munguar me një përqasje të liderëve ndaj masave të reja që në gjuhën elektorale quhen votues të rinj. 
Përballë një audience të tillë marrin kuptim edhe daullet edhe fjalimet retorike të meraklinjve të votave, ku një rezervuar jo i vogël është edhe ai i votuesve për herë të parë ose i adoleshentëve që kanë mbushur moshën 18 vjeç para 18 qershorit.
Përpara tyre ditët e fundit kanë mbajtur fjalime pompoze kryeministri Rama, partneri i tij Ilir Meta dhe ushtarët më të vegjël të perandorisë së pushtetit, ku spikat ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Adoleshentët janë kthyer në dekorin e fjalimeve të pushtetit duke ndërthurur entuziasmin  me monologjet për të përcjellë në ekran fuqinë e një brezi qe përqafon njërin ose tjetrin vizion.

Në një takim në Kamëz Tahiri u bëri thirrje të rinjve të marrin në dorë fatin e tyre dhe që të bëjnë të gjithë bashkë Shqipërinë e të nesërmes, duke rivalizuar në një farë mënyre hegjemoninë e Xhelal Mziut në këtë zonë shumë afër kryeqytetit. "Kamza ka mbetur peng 20 e kusur vite, por unë kam bindjen që kjo skuadër fituese që jeni këtu, bashkë me Sadriun, në 18 qershor do ktheni faqen e historisë për Kamzën" - deklaroi Tahiri në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës. A do ta ndryshojë Kamza rrotën e historisë me ne krye  Sadri Abazin kjo mbetet për t'u parë. Ndërsa Ilir Meta, partia e të cilit do të mbetet në histori për futjen në parlament të një deputeteje nga bankat e gjimnazit si Kejdi Mehmetaj ka nxjerrë së fundmi slloganin për të rinjtë " Me LSI-në mëson dhe fiton",

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.