Kërkesa e PS-LSI për regjistrimin e koalicioneve, manovër për shtyrjen e zgjedhjeve?

Postuar në 19 Prill, 2017 15:59

Kërkesa e  PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afateve për regjistrimin e koalicioneve, ka provokuar reagime nga disa anëtarë të KQZ-së. Në interpretimin e vetëm të ligjit, anëtarët, disa prej tyre, kanë përcjellë mendimin se kjo nuk mund të bëhet. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë hap, krejtësisht tinzar dhe që heq edhe atë pak era shtet që kishte filluar të na zinte të gjithëve, si një shprehje të vullnetit të mirë ndaj PD-së. E cila nga ana e vet nuk ka vonuar por ka përpiluar edhe ajo një letër drejtuar KQZ-së.

Në letër thuhet se afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor nuk mund të shkelen pa passjellë pasoja për përmbushjen e detyrimeve dhe të drejtave që lidhen me to. Teknikisht PD-ja deklaron se shkelja e afateve nga KQZ ka si pasojë moszhvillimin e zgjedhjeve në datën e dekretuar. Shtyrja eventuale e zgjedhjeve në kuptim të shkeljes së afateve sipas PD-së është kompetencë e ligjit zgjedhor, jo e KQZ-së, pra sipas saj kërkon “miratim nga Parlamenti”. Çdo të bëjë KQZ-ja që e zë i njëjti hall sa herë ka zgjedhje? Mbetet për t’u parë, por nëse Denar Biba me të vetët vendosin shtyrjen e afatve, atëherë jemi në kushtet ideale të nxituara artificialisht për shtyrjen e zgjedhjeve, daljen e PD-së nga Çadra dhe krijimin e një qeverie (ndoshta) pas datës 18 qershor kur mbaron mandate I kësaj qeverie. Ky është një moment I rrëmujshëm juridik pasi qeveria aktuale e ka marrë detyrën në shtator, porn ë këto kushte ku jemi është lodhje e pavlerë të flasësh për ligjin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.