“BE gjithmonë me standarde të dyfishta me Turqinë”

Postuar në 21 Prill, 2017 17:56

Është gjithmonë interesante të bisedosh me një veteran të politikës. Oktay Eksi është i njohur  në Turqi. Ish-deputet i Partisë Republikane, kolumnisti kryesor i gazetës Hurriyet për 35 vjet dhe anëtar i Komisionit për Kushtetutën në vitin 1961.  Kundërshtitë me Erdogan çuan në dorëheqjen e tij nga Hurriyet, në vitin 2010, pas një artikulli me kritika shumë të ashpra ndaj Erdogan. Një laik i përbetuar Eksi konsideron se Turqia tashmë është duke lëvizur në ujëra të paeksploruara.

Erdogan tani duket i pandalshëm. Çfarë duhet të presim në periudhën e ardhshme?

Është ajo që kemi frikë. Ai është i pandalshëm. Nuk i bindet Kushtetutës. Kur u bë president tha se "unë nuk do të funksionoj si presidentët e mëparshëm dhe do ta sipas mënyrës time." Nga sa po kuptojmë  rrugën e tij nuk e kufizon ligji dhe kushtetuta. Rastësisht një zotëri i quajtur Devlet Bahçeli, i cili është lider i Partisë Nacionaliste, tha në një moment: "le të përputhim Kushtetutën me ngjarjet", që do të thotë se sipas mendimit të tij ngjarjet janë më të rëndësishme sesa Kushtetuta dhe ligjet. Tani është e qartë se kush do të qeverisë vendin dhe këtë do ta bëjë këtë në përputhje me pikëpamjet dhe aspiratat e tij. Fakti është se Erdogan nuk ka më asnjë pengesë përpara. Kjo është e sigurt. Pjesa tjetër është e panjohur. Kjo është ajo që ai në fushatë duke iu drejtuar audiencës Bashkimit Evropian. "Nëse PO-ja fiton do të shihni se çfarë surpriza ju presin"

Çfarë duhet të presim nga opozita. Ne e dimë se partia juaj ka shumë dallime me Partinë Demokratike pro-kurde, por në këtë referendum të dyja partitë mbështetën Jo-në. Mendoni se mund të ketë një koalicion apo aleanca për çështje të caktuara?

Unë nuk pres një bashkëpunim të tillë, të paktën për pak kohë. Në afatgjatë nuk e di. Në këtë rast, ne pamë se sesi një parti fetare ekstreme si Saadet, e cila është shumë më shumë "islamke" nga partia e Erdoganit mbështeti “Jo-në” në referendum. Aleancat varen gjithmonë nga çështjet. Askush në këtë moment nuk pretendon se mund të ketë një aleancë. Nëse do të ketë vetëm, do të jetë vetëm për çështje specifike.

Mendoni se rezultati i referendumit vë në një kurs përplasje Turqinë me Europën?

Erdogan ka thënë se "përderisa jemi duke pritur jashtë derës së Bashkimit Evropian, ne do të bëjnë zgjedhjet tona”. Në të ardhmen e afërt unë pres që të arrijmë një pikë ku t’u thotë evropianëve, "OK, le të fillojmë diskutimin".  Të thotë për shembull "Përderisa nuk bashkëpunoni me ne në lidhje me çështjen e refugjatëve mos prisni asgjë nga Turqia. Dhe Erdogan ka thënë shumë herë se "është duke pritur momentin e duhur”. Nga ana tjetër -mendoj se  Bashkimi Evropian nuk ishte i sinqertë dhe se në këtë pikë Erdogan ka të drejtë. Gjithmonë ka pasur standarde të dyfishta dhe ne të gjithë e dimë atë. Unë besoj se çdo turk beson se BE-ja kurrë nuk është përballur me Turqinë në mënyrë të drejtë dhe të ndershme. Erdogan mund ta përdorë shumë lehtë marrëveshjen me Bashkimin Evropian. Dhe nuk e di për kë do të jetë çmimi i shtrenjtë.

Mendoni se fitorja e tij do t’i vërë më  shumë në presion Shtetet e Bashkuara për të dorëzuar Fethullah Gylen?

Ju e dini isha ulur një natë në një kafene në Qendër të Stambollit dhe pashë fëmijë, të rinj të veshur trendy, me flokë të gjatë, me vathë, vajzat pa shami dhe me stil modern,të dëgjonin muzikë perëndimore dhe kam menduar, si mund këta fëmijë të pranojnë islamizimin e shoqërisë. Nuk përshtaten dhe nuk do të përshtaten në këtë vizion. Ky është thelbi i të gjitha çështjeve në Turqi. E thënë trashë gjysma e popullsisë në Turqi është fetare dhe gjysma tjetër nuk është. Këtë e tregoi edhe referendumi. Dhe nuk është një çështje e re. Kjo është një çështje që ka një histori prej mbi 200 vjet dhe ende jemi duke u marrë me të. Fatkeqësisht disa shfrytëzuan ndjenjat fetare të popullit dhe u bënë shumicë.

Cila është frika juaj më e madhe tani e tutje?

Ne gjithmonë ka pasur qeveritë autoritare në Turqi. Çfarë mund të ndodhë më keq me ne?

http://www.cnn.gr/focus/story/77489/oktai-eksi-chp-kapoioi-stin-toyrkia-...

Perkthimi: ResPublica

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.